• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO / Me armë dhe kapuçë të zinj, dalin pamjet nga operacioni ‘Anti-KÇK’ në Shijak

by A R
03/02/2020 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë publike pamjet e operacionit të koduar “Forca e Ligjit”, i cili nisi në Shijak, nga prona e Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Në video, shihen efektivët e “Anti-KÇK”, të mbërthyer me armë të rënda, si dhe të mbuluar me kapuça, të cilët kanë rrethuar resortin luksoz “Golden”, ku u mbajt 49-vjeçari Jan Prenga, pas pengmarrjes dhe vrasjes makabre.

Një efektive e operacionit “Forca e Ligjit”, thekson se resorti “Golden” dhe një karburant, në pronësi të “kokës” së krimit, Altin Hajri, janë vënë nën sekuestro dhe brenda 15 ditësh dosja e tij do të kalojë në SPAK.

“Prej ditës së sotme ka filluar operacioni Forca e Ligjit, me veprime konkrete në terren. Operacioni do të zhvillohet nga OFL, në bashkëpunim me SPAK, agjencitë ligjzbatuese dhe të huajt, duke bërë të mundur pasuritë e grupeve kriminale, të përfituara nga aktiviteti kriminal. Në këtë kuadër, sot Forca e Ligji ka vendosur sekuestron e parë mbi resortin “Golden” dhe një karburant të dhënë me qira, pronë e shtetasit Altin Bajram Hajri, i dënuar me burg nga autoritetet italiane.

Aktualisht ky shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, për veprën penale “rrëmbim ose mbajtje peng e personit e kryer në bashkëpunim”, ngjarje që lidhjet me rrëmbimi e shtetasit J. P. Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Aseteve.

Dosja pasurore e Altin Hajrit do t’i kalojë menjëherë SPAK-ut, dhe jo më shumë se 15 ditë SPAK duhet t’ia dorëzojë Gjykatës Speciale, e cila ka 15 ditë kohë për të konfirmuar masën e sekuestrimit, duke hapur rrugë për konfiskimin përfundimtar të pasurisë së shtetasit Altin Hajri, që më pas do të vendoset për shembjen e këtij objekti, si dhe do të marrë paratë, makinat dhe tokat, që zotërohen nga ky shtetas”, thotë anëtarja e “Forcës së Ligjit”.

/a.r

Next Post
Vjosa Osmani zgjidhet e para grua në krye të Kuvendit të Kosovës

Vjosa Osmani zgjidhet e para grua në krye të Kuvendit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com