VIDEO/ Mbi 50 mijë shtetas në radhë 10 kilometra në Kakavijë, kalimi drejt Greqisë i kufizuar

Kakavije 1

Situatë e rënduar në pikën Kufitare të Kakavijës. Gazetari Erjon Skëndaj që ndodhet atje prej ditës së djeshme ka sjellë për “BalkanWeb” situatën në këtë pikë ku presin me mijëra qytetarë në mjete prej dy ditësh dhe të tjerë që duhet të ecin për 10 km për të kaluar. Ai tha se ndonëse ishte thënë se puna në doganë do të vijonte dhe gjatë natës, pala greke ka mbyllur sportelet dhe mëngjesin e sotëm kanë kaluar disa makina dhe më pas është mbyllur sërish.

“Situata është rëndësuar sërish. Pala greke i ka mbyllur sportelet. Radha vijon për 10 km dhe qytetarët nuk kanë lëvizur prej ditës së djeshme. Në automjete fëmijë dhe të sëmurë. në vend ndodhen dhe ambulanca. Mbi 50 mijë qytetarë në këtë radhë. Kanë kaluar gjatë mëngjesit një numër makinash 30-40 dhe një numër këmbësorësh dhe më pas ka mbyllur kalimin. Gjatë ditës së djeshme kanë punuar vetëm dy sportele për shkak se ka vetëm 2 mjekë për tamponët. Kjo ka bërë që të bllokohen qytetarët. Qytetarët të indinjuar dhe kishin vendosur gurë në asfalt për të mos lejuar makina të tjera të kalojnë”, raportoi Skëndaj.

Emigrant 1: Sa kohë ke që pret në automjet?
Kam që pardje në orën 3 në radhë. Akoma presim. Ne na thanë që dje do punonin tërë natën dhe ne nuk çuam mesazhe. Po të mos më lënë. Pa aplikim nuk të lë njeri të kalosh. Unë aplikim nuk kam bërë.

Thonë që paguhen dhe para për këto aplikime?
Thonë, unë e kam bërë vetë.

Andej të pret puna?
E mora këtë rrugë se duhet të bëja një letër për familjen, për dy ditë, për një vulë në Fier.

Emigranti 2: Që kur keni ardhur zotëri?

Që pardje nga ora 15:30. Shteti ynë duhet të bënte diçka, t’i linte të kalonte, ose të sëmurë. Kushdo që të jetë po të jetë me fëmijë të vogël apo të sëmurë, të gjithë i lejojmë. Këta njerëz i kanë lënë 10 km në këmbë. Edhe ana tjetër gjynah.

Atje çfarë të pret?
Puna, familja. Halli për të nxjerrë pasaportën e re na bëri të vijmë. Ngaqë dhe atje ambasada nuk punon. Po të tjerët kanë halle dhe më të mëdha.

Policia shqiptare na ka ndihmuar sa mundet. Dhe të ushtrisë. Nga policia shqiptare thonë çfarë të thotë shteti grek, nuk ju mbajmë.

E keni bërë aplikimin?
Po e kam bërë. Më thanë që vlen për dy ditë. Po dhe po nuk vleu vetëm të dal andej e të pres se jemi bërë këtu…Vetëm të ikim. Turp është po…Ky shtet duhet të bënte diçka më shumë për këta njerëz. Se kanë ardhur në vend kanë lënë para në këtë vend.

Emigrant 3: Kemi tre ditë dhe s’kemi asnjë sqarim nga pala shqiptare. Ne i kërkuam palës shqiptare që të dalim ne dhe të sqarohemi me palën greke. Ne u mblodhëm 20-30 veta që të shkojmë tek pala greke e të sqarohemi po nuk na lanë pala shqiptare. Ne jemi 20 vjet që paguajmë taksa në Greqi.

Kam që pardje në makinë me gjithë familjen. Për të ngrënë dhe ujë na kanë sjellë nga bashkia e Dropullit. Tualetet janë në gjendje makabre, në terren të hapur me pak fjalë. Në vitin 2020 është turp të ndodhë kjo gjë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com