• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ “Masazhatore dhe balerina”, ja si rekrutohen për seks vajzat

by Java News
19/01/2017 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Teksa tenton të gjesh një punë si kameriere, balerinë, apo masazhatore, shumë lehtë mund të përfundosh si punonjëse seksi. Këto janë vetëm disa mënyra kamuflimi në Tiranë për të ofruar shërbime seksuale. Skandali është zbuluar nga gazetarët e “Fiks Fare” gjatë një investigimi disamujor, të cilët arritën të dokumentojnë sesi funksion mekanizmi i rekrutimit të vajzave të reja për shërbime seksuale, si organizohen nga pronarët e bizneseve të ndryshme dhe sa paguhen për këtë lloj “pune”.

 

Fiks Fare solli mbrëmë 2 raste, ku gazetarja kërkon punë si kameriere, ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si “punonjëse seksi”

Rasti I

Për të kuptuar sa më qartë sesi është organizuar ky mekanizëm i jashtëligjshëm, bashkëpunëtorja e Fiksit kërkoi punë në një lokal nate, që njihet si tallava në Kamëz. Fillimisht i telefonojmë numrit të lokalit dhe kërkojmë punë si kameriere. Përgjigjja ishte pozitive dhe lëmë një takim për t’u takuar.

Shkojmë një ditë më pas dhe takojmë pronarin e lokalit. Edhe pse biseda ishte bërë për punë si kameriere, ai thotë se nuk ka nevojë, pasi ka kamerierë meshkuj, por do balerina. Sipas tij, është një punë që ka shumë lekë dhe mund t’ia dalësh mjaft mirë.

Madje, pronari na ofron dhe shtëpi me qira, ku mund të strehohemi së bashku me vajzat e tjera. Ai thotë se ka mjaft vajza që punojnë.

Gjatë bisedës, për ta joshur dhe më shumë, ai i thotë gazetares së Fiksit: “Je femër e mirë dhe t’i lësh pa bukë vajzat e tjera”. Për të na bindur, ai na fton për të parë ambientin poshtë, pra lokalin e tallavasë.

Shkojmë poshtë dhe aty na shpjegon si funksionon e gjitha, çfarë duhet bërë dhe aty nga thotë se ka klientë që duan edhe qejf pas muzikës, me pak fjalë seks. Për të mësuar më shumë, e pyesim për pagesën dhe sa e sigurt është e gjitha kjo?

Ai thotë që merret vetë me këtë pjesë, gjen klientët dhe është pikërisht ai që bën pazarin, kështu që ne nuk duhet të shqetësohemi. “Shkon edhe 100 euro ora”, thotë pronari. Pasi mbarojmë dhe na siguron gjithçka, largohemi për t’u takuar në darkë te puna, por mbase edhe më përpara nëse gjen ndonjë klient.

Rasti II

Një tjetër ambient për të ofruar shërbime seksuale janë sallonet e masazhit. Janë disa qendra masazhi, ku masazhatoret kryejnë masazhe erotike.

Ne shkuam në një nga këto qendra, ku një punonjëse na tregon se bën masazh të fortë dhe të gjithë kërkojnë atë. Ka klientë që lënë bashkishe 100 euro, ndërkohë që masazhi kushton 3 mijë lekë të reja.

Të gjithë e dinë që ajo punon si estetiste thonjsh, ndërkohë që punon masazhatore dhe bën masazh të fortë.  Shkojmë në katin e pestë, ku ndodhet qendra në zonën e ish-Bllokut dhe takojmë një nga punonjëset e qendrës.

Interesohemi për punë dhe i themi se nuk kemi as eksperiencë, as certifikatë apo kurs për masazhatore. Masazhatorja e qendrës na thotë se nuk përbën problem dhe se qendra ka shumë nevojë për masazhatore, pasi ka vetëm dy vajza, ndërkohë që janë tri dhoma. Ajo shton se klientët i gjen pronarja dhe se pagesat shkojnë shumë mirë, pasi ka shumë punë dhe bakshishe.

Gjithashtu, ajo thotë se nuk duhet të tentosh të marrësh klientët e punonjëseve të tjera, pasi është klienti i saj. Ajo na thotë se më shumë ka rëndësi si e pret klientin dhe si e trajton. Pas bisedës “mikpritëse”, vjen pronarja e qendrës dhe diskutojmë për punën.

Ajo shprehet se më shumë do një vajzë të shkathët dhe të sillet mirë me klientët. E lëmë të fillojmë punë të nesërmen.

Ditën e parë, Fiksi hyn të bëjë masazh, por më pas takohemi me pronaren, pasi klienti nuk kishte ardhur vetëm për masazh… Pronaren e pyesim se çfarë mund të bëjmë, pasi klienti donte shërbime të tjera nuk kishte ardhur për masazh.

Ajo na shprehet se na ka punësuar për masazhatore dhe nuk i intereson sesi e menaxhon situatën. Kërkon thjesht që klienti të kënaqet dhe të kthehet sërish te qendra.

Fiks Fare do të vijojë nesër me të tjera raste në sallonet e masazheve, ku do të denoncohen fakte të reja tronditëse sesi vajzat rekrutohen për shërbime seksuale.

ma.me

 

Next Post
Deputetja e PD sulmon Bregun dhe Selamin: Ata që kritikojnë Bashën, janë të shitur

Deputetja e PD-së: Përshëndes Berishën me urimin për Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com