• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(VIDEO) Masakra në Dajç/ Arrestohet bashkëpunëtori i vrasësit, Miklovan Parubi

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sherri për një lojë pokeri ishte shkaku i masakres në Dajç me 2 të vdekur dhe 4 të plagosur, si pasojë e plumbave që u qëlluan me breshëri nga autori i krimit, në një lokal në qendër të fshatit, raporton “Panorama”. Policia ka njoftuar se ofron një shpërblim prej 500.000 lekë, për çdo informacion që çon në saktësimin e vendodhjes së autorit të ngjarjes duke siguruar anonimatin.
“Për çdo të dhënë mund të kontaktoni në çdo kohë në numrat e telefonit 069 41 01 985 dhe 069 41 02 060,  por dhe në numrin 129”- njofton policia. Nderkohe qe behet e ditur se eshte arrestuar nje 30 vjecar ne shtepine e tij ne Dajc, i cili dyshohet si bashkepunetor i Miklovan Parubit. Sipas uniformave blu, ai ka ndihmuar Parubin per te gjetur armen, me te cilen vrau dhe plagosi kater persona. Autori, i identifikuar nga policia si Miklovan Parubi, me një kallashnikov në dorë, rreth orës 23:00 i është drejtuar lokalit të zonës dhe ka qëlluar kuturu.Nga plumbat ka gjetur vdekjen Arjet Saiti, 40 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 29 vjeç, ndërsa janë plagosur Ndok Marku, 35 vjeç, Vicens Kopshti 26 vjeç (vëllai i viktimës), Aleks Prendi 40 vjeç dhe Kitas Molla, 26 vjeç.Të gjithë u transportuan për në urgjencën e spitalit të Shkodrës, por Saiti dhe Kopshti gjetën vdekjen si pasojë e plagëve të shumta. Sipas Policisë, ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:40, në një lokal te vendi i njohur si “Kryqëzimi i Dajçit”, në Shkodër.Fillimisht u dha njoftimi se ka të shtëna me armë zjarri, por në vendin e ngjarjes policia e Shkodrës pa masakër.
Nga të dhënat e para u pohua se mes personave të lënduar dhe autorit kishte ndodhur një konflikt gjatë një loje pokeri.Mes tyre kishte nisur sherri, i cili u pasua me fyerje ndërmjet palëve. I rënduar nga fyerjet ka qenë Miklovan Parubi, 33 vjeç, i cili sipas Policisë ishte person i njohur në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara.Ai është tërhequr nga lokali aq sa për të marrë një armë kallashnikov dhe me të ka hyrë brenda pak çaste më vonë, për të ekzekutuar dy prej bashkëfshatarëve të tij. Nuk dihet ende nëse autori i kishte shënjestër dy viktimat apo ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar dhe plumbat i morën jetën atyre. Ndërkohë, 4 të plagosurit mësohet se janë jashtë rreziku për jetën, në spitalin e Shkodrës.
Menjëherë janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja e zonës, në bashkëpunim me FNSH-në, me qëllim kapjen e autori Miklovan Parubi, i cili është arratisur bashkë me armën e krimit.Një grup hetimor i përbashkët mes Policisë dhe Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të krimit, i cili është më i rëndi për këtë vit në Shkodër. Pritet që të merret dëshmia e të mbijetuarve, të cilët të tregojnë me detaje se çfarë ndodhi në lokalin e masakrës.Edhe pse paraprakisht është theksuar se krimi erdhi pas një konflikti për motive të dobëta, po hetohet për të konfirmuar nëse më parë mes autorit Parubi dhe personave të tjerë ka pasur ndonjë konflikt.
ma.me

Next Post
Seks, seksizëm, burri gjerman versus ai shqiptar

Seks, seksizëm, burri gjerman versus ai shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In