• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Marshimi i shpejtë i Wagner, Moska përgatitet për luftë: Barrikada me mitralozë e autoblinda rrethojnë qytetin

by Java News
24/06/2023 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moska po përgatitet për luftë, kamionë me rërë kanë bllokuar hyrjen e qytetit dhe barrikada janë ngritur për të parandaluar hyrjen e mercenarëve të Ëagner në qytet.

Shefi i Wagner-it, Yevgney Prigozhin, nisi një rebelim ushtarak kundër Kremlinit gjatë natës së të premtes me autokolonën e forcave të armatosur që pretendon se ka marrë 2 baza të armatosura të rëndësishme në Rusi.

Putin  iu drejtua popullit rus të shtunën, duke paralajmëruar se udhëheqësi ushtarak e kishte ‘goditur me thikë pas shpine’, ndërsa Moska përgatitet të futet në rrethim, me trupat ushtarake që po pozicionohen për të mbrojtur qytetin.

Në kryeqytetin rus janë pozicionuar postbllokët e mitralozëve si dhe mjetët e blinduara janë filmuar në rrugët e qytetit.

Të gjitha pamjet që vijnë nga kryeqyteti rus japin pamje se do të kemi një përplasje të armatosur.

Grupi Ëagner pretendon se ka marrë kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytetin jugor të Rostov-on-Don, mediat e huaja raportojnë se mercenarët kanë marrë dhe objekte në Voronezh – qytet më në veri.

Rostov ka luajtur një rol kyç që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

I vendosur afër kufirit me Ukrainën, Rostov – me një popullsi prej vetëm një milion – strehon selinë kryesore të Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

Trupat ruse shpesh vendosen në qytet përpara se të dërgohen në Ukrainë.

Kryeqyteti rajonal ka qenë gjithashtu një qendër e rëndësishme logjistike për dërgesat e armatimit dhe karburantit.

Voronezh – një tjetër kryeqytet rajonal jo shumë larg kufirit ukrainas – ka përafërsisht të njëjtën madhësi si Rostov.

Administrata e presidentit të Federatës Ruse ka frikë se brenda pak orësh trupat Wagner të Yevgeny Prigozhin mund të gjenden jo shumë larg Moskës dhe luftimet do të fillojnë afër kryeqytetit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia investigative “Meduza” duke iu referuar bashkëbiseduesve në inteligjencën ukrainase.

Pasi Wagner morën kontrollin e Rostov-on-Don në mëngjesin e 24 qershorit, “u kuptua se çështja ishte serioze”.

Një burim i afërt me qeverinë ruse, si dhe një bashkëbisedues pranë Kremlin-it, thonë se Prigozhin “filloi të bujë” rreth dy javë më parë – pasi Putin tha se për të vazhduar armiqësitë në Ukrainë, PMC-ve u kërkohej të nënshkruanin një kontratë zyrtare me Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse.

Themeluesi i PMC Wagner ka një konflikt të gjatë me këtë departament.

Një nga burimet pranë administratës së presidentit pranon se problemi ishte nënvlerësuar edhe në Kremlin.

“Ata e diskutuan në takime, ranë dakord që ai është një aventurier i guximshëm dhe nuk ndjek rregullat. Rreziku i një rebelimi ushtarak ishte pothuajse zero”, shtoi ai.

Tani Kremlin-i ka besim se ushtria dhe forcat e sigurisë do të jenë në gjendje të ndalojnë kolonat e PMC-së së Wagner.

Në të njëjtën kohë, një nga bashkëbiseduesit nuk ka dyshim se të paktën disa mercenarë do të jenë në gjendje të “depërtojnë në Moskë”.

Gazeta ruse “Vedomosti” ka postuar pamje të ushtarëve rusë të cilët kanë ngritur një pritë të armatosur në skajin jugperëndimor të Moskës.

Shefi i Wagner-it Yevgeny Prigozhin pohoi se forcat e tij janë qëlluar me artileri dhe helikopterë.

Ai shtoi se Wagner ka marrë kontrollin e shtabit ushtarak rus në Rostov pa gjuajtur asnjë të shtënë arme.

Lajmi u bë i ditur nga kanali “Telegram” i Prigozhin duke cituar audio mesazhin e tij.

Helikopterët ushtarakë rusë hapën zjarr më herët mbi një kolonë mercenarësh Wagner tashmë më shumë se gjysmën e rrugës drejt Moskës, raportoi Reuters, në një avancim rrufe pasi pushtuan qytetin jugor të Rostov-on-Don gjatë natës.

Një gazetar i Reuters pa helikopterët e ushtrisë duke hapur zjarr ndaj një kolone të armatosur Wagner që po përparonte pranë qytetit të Voronezh-it me transportues trupash dhe të paktën një tank në një kamion me shtrat të sheshtë.

Qyteti është më shumë se gjysma e rrugës përgjatë autostradës 1 mijë e 100 kilometra nga Rostovi në Moskë.

Autoritetet në rajonin e Lipetsk-ut të Rusisë u kërkuan njerëzve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për arsye sigurie.

Ata lëshuan paralajmërimin mes raporteve se mercenarët rebelë të Wagner po kalonin tranzit në rajon gjatë rrugës për në Moskë./m.j

 

Next Post
Shehu shpjegon votën e PD në PPE: Jemi anëtarë të asociuar, s’kemi qënë kurrë me të drejta të plota…!

Deputeti i Berishës kundër sulmit ndaj Putin? Shehu: Wagner, grup mercenarësh pa ideale që ka inkubator edhe Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In