• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

VIDEO/ Marrëdhëniet Kosovë- Serbi, Surroi: Një konflikt i papërfunduar që kërkon dialog serioz!

by
09/06/2022 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ka ngecur dhe dy vendet duket se janë në një gjendje konflikti të papërfunduar.

Në një intervistë për gazetaren Ilva Tare, publicisti i njohur dhe ish politikan nga Kosova, Veton Surroi, flet për rrugën përpara për të dy vendet.

Ai u shpreh se kjo marrdhënie është një konflikt i papërfunduar i cili kërkon një dialog serioz. Publicisti Surroi u shpreh se Kosova nuk duhet të jetë jashtë nismës ‘Open Balkan’.

Sipas Surroit, bisedimet kanë ardhur në një pikë që duhet të bëhen serioze, që do të thotë se duhet të jenë bisedime për gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si shtete dhe si të mund të normalizohen ato.

“Për, sa kohë ka çështje si njohja e targave, e të tjera si këto, që marrin vëmendjen dhe energjitë, atëherë bisedimet nuk kanë sjellë asnjë ndryshim për marrëdhëniet mes dy vendeve. Fatkeqësisht, dialogu ka hyrë në një fazë mikro-menaxhimi, jo tani, por prej vitesh tashmë. Ndaj sfida kryesore është si të nisë një dialog ku palët të përballen me ankesat e tyre,” shprehet ai.

Surroi nënvizon se marrëdhënia aktuale midis dy vendeve është ajo e një konflikti të papërfunduar.

“Duhet arritur në një pikë ku të dy shtetet bien dakord të punojnë për një të ardhme më të mirë, ku të bashkëpunohet dhe të gjendet, jo vetëm paqja, por edhe një formë e përparuar integrimi në familjen europiane. “Duhet të jetë përpjekja jonë e përbashkët. Çështja mbetet, si do arrijmë në pikën që marrëdhëniet Kosovë-Serbi të jenë si ato të dy shteteve europiane,” thotë ai.

I pyetur se cila është rruga për të ecur përpara me dialogun, Surroi u përgjigj se: “duhet një mirëkuptim mes palëve se si do të ndajmë të njëjtat marrëdhënie që shtetet europianë kanë, siç janë liritë europiane, katër liritë e lëvizjes dhe më pas ne angazhohemi në një proces, i cili, jo vetëm do t’i japë fund konfliktit, por do të hapë një epokë të re në marrëdhëniet dypalëshe, ku ekonomitë tona komunikojnë, njerëzit komunikojnë, shtetet dhe kulturat tona komunikojnë.”

Veton Surroi është i mendimit se Prishtina dhe të gjitha palët të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të angazhohen në Procesin e Berlinit.

“Kemi nevojë për të arritur objektivat që janë parashkruar në marrëveshjen e Sofjes për të ndihmuar Tregun e Përbashkët Rajonal. Objektivi ynë është si të arrijmë tek Tregu i Përbashkët Rajonal mes të gjitha vendeve të Balkanit brenda një kohe relativisht të shkurtër. Duhet të vendosim pritshmëri të matshme, për shembull, cilat janë 10 gjërat që na duhen në 6 muajt e ardhshëm për të përforcuar procesin dhe të kemi rezultate konkrete” shprehet ai.

On this episode of #BalkansDebrief, publicist @VSurroi joins @ilvatare to discuss the #Kosovo–#Serbia relationship. Surroi calls the relationship “an unfinished conflict …needing serious dialogue.” https://t.co/nroTAD1SVx

— Europe Center (@ACEurope) June 9, 2022

/e.d

Next Post
RENEA “kreh” Elbasanin, shoqërime pas rrëfimit të Dumanit! Në pranga ‘Kel Çami’, i përfshirë në konfliktin me armë kur u vra Pjerin Xhuvani

RENEA "kreh" Elbasanin, shoqërime pas rrëfimit të Dumanit! Në pranga 'Kel Çami', i përfshirë në konfliktin me armë kur u vra Pjerin Xhuvani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

“Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

December 8, 2025
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

December 8, 2025
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

December 8, 2025
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

December 8, 2025
Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

December 8, 2025
Telenovela te “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave

December 8, 2025
“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

December 8, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

December 8, 2025
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In