Manchester United ka mposhtur 2:0 Ajaxin, për t’u shpallur kampion në Europa League dhe për të siguruar direkt fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Manchester Unite ka shënuar fitore 2:0 ndaj Ajaxit në finale, për të fituar titullin e Europa League, të parin në histori të skuadrës.
Skuadra angleze e nisi shumë më mirë takimin, duke shënuar në minutën e 18’ me anë të mesfushorit francez Paul Pogba, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë. Unitedi e nisi shumë mirë edhe pjesën e dytë, pasi shënoi në minutën e 48’ për 2:0 me anë të Henrikh Mkhitaryan.
Ky edhe ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi dhe i finales së Europa League. Pas këtij triumfi, Unitedi siguron fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve, çka nuk e kishte arritur me anë të Premierligës, duke përfunduar vetëm në vendin e gjashtë. /ma.me