Për 25 vjeçarin shqiptar, ky ishte goli i tij i pestë në kampionat me këtë skuadër. Gjithsesi, vlen vetëm për statistikë, pasi ekipi i tij merr një disfatë të hidhur.
Rikthimi titullar i Berat Gjimshitit për herë të parë pas dëmtimit duket se i ka bërë mirë Atalantës. Bergamaskët kaluan pa probleme Venezian në transfertë (pas 3 humbjesh rrjesht), në takimin e Serie A që përfundoi 1-3.
Pastër, pa gabime dhe shume cilësi, ekipi i Gasperinit e mbylli fraksionin e parë në avantazh falë Pasalic. Në pjesën e dytë, Zapata dhe Muriel shënuan emrin në listën e golashënuesve. Goli i nderit për vendasit modest vjen nga Crngoj.
Atalanta është e teta dhe tashmë sheh Europën më afër.