• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Madzukiç dhe Ronaldo ‘fundosin’ Milanin, Juventus nis shkëputjen në Seria A

by Java News
12/11/2018 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ndalësh Juventusin e viteve të fundit në Itali është bërë mision thuajse i pamundur, të mundohesh ta bësh me gjysmë ekipi, është utopi. U mundua me të gjitha forcat Milani, por u mund 2-0 dhe nuk pati as fatin me vete, ai që mund t’i jepte një përqindje plus në përballjen e pabarabartë me kampionët e Italisë, që prej një dekade dominojnë në “San Siro”. Në njërin krah Cristiano Ronaldo, në krahun tjetër Zapata e Abate, lojtarë që ndoshta nuk do të gjenin vend as tek rezervat e rezervave te Juventusi, mjafton kaq për të kuptuar çfarë i priste kuqezinjtë.

Që në fillim u kuptua që do të ishte një mbrëmje e vështirë për skuadrën e Gatuzos dhe në minutën e tetë Mandzukiç konkretizoi epërsinë e madhe të Juves. Në vazhdim Milani ishte tepër inferior, por Juve nuk e dha goditjen finale dhe në fund të pjesës së parë VAR ndërhyri, për të dhënë një penallti në favor të Milanit, pasi Benatia preku me dorë një top të kontrolluar në zonë nga Higuain.

Argjentinasi, i cili në verë u largua për t’i bërë vend Ronaldos, ishte tepër i karikuar në këtë sfidë dhe e mori vetë përsipër penalltinë, duke e çuar në shtyllë, edhe për shkak se portieri Szczęsny devijoi lehtë. Në pjesën e dytë Milani tregoi më shumë kurajo dhe u fut edhe Kutrone, duke bërë që ndeshja të ishte mjaft e hapur dhe me sulme e kundërsulme, por në minutën e 81-të Milani e bëri lëmsh në mbrojtje dhe Cristiano Ronaldo nuk fali, duke mbyllur gjithçka. Tre minuta më vonë Higuain u ndëshkua me karton të verdhë për një faull të kotë, u tërbua dhe shau arbitrin Mazoleni, i cili e nxori me karton të kuq. Natë e mallkuar për Milanin, por edhe për Higuain, ndërsa Juventusi mbetet i pari, i shkëputur. /ma.me

 

Next Post
Haradinaj në Tiranë: Ata që flasin për korrigjim kufijsh, janë të paguar

Kosovë/Përplasja e re Thaçi-Haradinaj tani për Qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In