• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

VIDEO/ Luka Modriç, nga bari në Valeb të Zadarit, në fronin e futbollit botëror!

by Java News
14/07/2018 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë që kroatët po bëjnë historinë duke mbërritur në finalen e një Botërori, edhe me pretendimin për ta fituar atë, mediat po gërrmojnë në të kaluarën e yjeve të ekipit, për të gjetur aty të veçantat, fatet e rralla, tërheqëse, deri dhe fantastike.

Dhe një prej tyre është ai i Luka Modriçit, mesfushorit të Realit, shpirtit të kombëtares kroate, një anemik në pamje që të bën gjëmën në lojë. Kohë më parë, është shfaqur një video ku Luka 5-vjeçar është kapur duke ruajtur dhitë mbi Velebit, pranë Zadarit, prej nga është dhe vendlindja e tij.

Por si është bërë ajo video? A mos prej atëherë syri që e ka kapur fëmijën-çoban e ka ditur në të ardhmen ai do jetë një ndër mbretërit e fushave që kushton miliona? Sigurisht që jo. Materiali është bërë Paul Balenoviç 28 vjet më parë, ndërsa ka dashur të realizojë një dokumentar mbi ujqërit. Pra është krejt një koinçidencë.

Luka 5 vjeç, shfaqet për disa sekonda pas minutës së dytë të regjistrimit. Vëte autori Balenoviç rrëfeu si shkoi deri te fokusimi i një çobani që më pas u bë i famshëm:

“Që nga fëmijëria unë magjepsesha nga natyra dhe kafshët. Ndër to dhe ujqrit. Ndaj dhe nisa të udhëtoj për t’i studiuar ato nëpërmjet filmimeve”, tha ai

Dhe në rruëgëtimin e tij nëpër fshatra, ai ka njohur dhe familjen Modriç.

“Ata ishin njerëz të mirë. I vizitoja sa herë që shkoja për të filmuar kafshë të egra, natyrën dhe jetën në male. Kështu që një ditë regjistrova dhe fëmijën e tyre, Lukën, që ruante një kope dhish. Menjëherë pas vitit 1990,lufta shkatërroi shtëpinë e tyre. Gjithçka ndryshoi papritur dhe nuk i pashë më. Ata u larguan si shumë njerëz nga ajo zonë. Dhe vetëm pak vite më parë jam njoftuar mbi atë djalë të vogël që ishte bërë futbollist i njohur, Luka Modric”,  përfundon Paul Balenoviç, njeriu që nga pasioni për kafshët, i ofron sot botës të shkuarën e pazakontë të një ylli botëror. /ma.me

Next Post
Deputeti i PD: Rama do më mbyllë gojën duke më akuzuar për evazion fiskal

Deputeti milioner i PD fyen aktorin Bujar Asqeriu: Je i paftyrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

July 26, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

July 26, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

July 26, 2026
Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

July 26, 2026
Arrestime të BKH-së pa Policinë e Shtetit, reagon Lamallari: Kjo është e parashikuar në ligj!

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Orë të vështira, prioritet mbrojtja e qytetarëve!

July 26, 2026
Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

July 26, 2026
INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

July 26, 2026
Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In