Edhe pse është rritur larg atdheut, Dua Lipa duket tepër e lidhur me traditat shqiptare. Këngëtarja ka mbajtur të përditësuar ndjekësit e saj me pushimet në Shqipëri, ku shpesh ka ndarë foto e video. Së fundmi, Dua është shfaqur duke kërcyer nën ritmet e një kënge popullore shqiptare.
Ajo që vihet re, është se 25-vjeçarja kërcen mjaft bukur, madje dhe me një gotë rakie në kokë, tipike kjo për dasmat tradicionale shqiptare.
Dua qëndron në mes të pistës, ndërsa pranë saj, duke e shoqëruar qëndrojnë të afërmit.
Kujtojmë se prej disa ditësh këngëtarja ndodhet në Shqipëri, ku ka vizituar pikat më piktoreske. Ajo ka shërbyer dhe si një promovuese mjaft e mirë për vendin, pasi ka reklamuar pamjet mahnitëse shqiptare për miliona ndjekësit e saj në “Instagram”.
View this post on Instagram
/b.h