Modelja Jori Delli u bë pjesë e Big Brother VIP disa javë më parë dhe të gjithë i vunë re shikimet që hidhte drejt Luizit. Pati shumë spekulime se po lind diçka mes tyre apo se Jori ka pëlqim për Luizin.
Mbrëmjen e shkuar, pas daljes së Kiara Titos duket se i kanë konfuzuar të gjithë. Ishte Luizi që e ngacmonte duke e pyetur nëse duhet të tregojnë se si njihen. Jori mohoi duke thënë se ka ndodhur shumë kohë më parë dhe tani e sheh si vëlla. Kjo nxit dyshimet se kanë pasur histori të ngjashme si Keisi me Lorencin, i cili tregoi se kanë qenë të lidhur jashtë.
Përgjigjet e Jorit, Luizi i kaloi duke qeshur.
Luiz Ejlli: A t’i themi të gjithë shtëpisë se si njihemi unë dhe ti.
Jori Delli: Jo jo.
Luiz Ejlli: O Kiara…
Jori Delli: Jo Kiara ka qenë një gjë shumë kohë përpara dhe s’ka lidhje me atë që thotë Luizi tani.
Luiz Ejlli: Do ikim te suita?
Jori Delli: Qenke i poshtër fare. Të shikoj si vëlla tani.
View this post on Instagram
/s.f