• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Lufta për Tripolin dhe frika për një “Siri të re”

by Java News
15/04/2019 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luftimet për të marrë kryeqytetin libian Tripoli kanë shkaktuar 121 viktima gjatë fundjavës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 561 të tjerë janë plagosur që nga 4 prilli, kur shpërtheu konflikti i armatosur.

OBSh-ja bëri të ditur se do të ofrojë ndihma mjekësore dhe do të dërgojë punonjës të tjerë në Tripoli, ndërsa shprehu shqetësimin se puna e saj pengohet.

Organizata dënoi “sulmet e përsëritura” ndaj ekipeve të ndihmës dhe të urgjencave në kryeqytetin libian.

Për shkak të luftimeve të ashpra, Bashkimi Europian i tërhoqi punonjësit e misionit ndërkombëtar të sigurimit të kufijve, EUBAM dhe i dërgoi ata në Tunizi.

E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u bëri thirrje trupave në lindje të Libisë të gjeneralit Khalifa Haftari që të ndërpresin operacionet ushtarake dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve nën drejtimin e OKB-së.

Pavarësisht apelit ndërkombëtar për paqe, gjendja nuk duket të qetësohet. Kreu i parlamentit libianolindor, Aguila Saleh, bëri të ditur në fundjavë, se gjenerali i rebelëve, Haftari do të vazhdojë ofensivën e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.

Haftari është komandanti i të vetëshpallurës “Ushtria Kombëtare Libiane”.

Njësitë e trupave mbështetëse të qeverisë në Tripoli kanë frenuar deri më tani ofensivën e Haftar-it kundër Tripolit.

Luftimet janë përqendruar së fundmi në një aeroport, 11 kilometra larg qendrës së qytetit. Në Lindje të Libisë, një njësi e Ushtria Kombëtare Libiane përgatitet për të siguruar dy portet kryesore libiane të naftës, Es Sider dhe Ras Lanuf.

Qeveria kundërshtare libianolindore, sipas të dhënave të saj, pret një sulm të grupeve të armatosura besnike të qeverisë në Tripoli.

Nëse kjo ndodh, atëherë në konfliktin libian hapet një front i ri lufte, ndërsa frika është e lartë se Libia mund të kthehet në një Siri të re dhe kjo ndodh në dyert e Bashkimit Europian.

g.kosovari

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Martë 16 Prill 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu për Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me këta të egër -

Netanyahu nuk beson te paqja me Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me atë bandë dhe me ata të egër!

August 26, 2026
Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!

Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!

August 26, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Opozita rikthehet në Kuvend, PDK dhe AAK kërkojnë seancë: Ironia e madhe, Kurti e ka ndërtuar identitetin e tij në rrugë dhe kundër institucioneve

August 26, 2026
Kina dhe SHBA-të zhvillojnë “Dialogun e Tretë 1.5” në Pekin, fokusi te marrëveshjet e rëndësishme!

Kina dhe SHBA-të zhvillojnë “Dialogun e Tretë 1.5” në Pekin, fokusi te marrëveshjet e rëndësishme!

August 26, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

August 26, 2026
Shumica e maturantëve zgjedhin publikun, shtohen aplikimet tek Ekonomiku e Juridiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Nisin regjistrimet në Universitete, afati për maturantët fitues të raundit të parë dhe fazat e procesit!

August 26, 2026
Dëgjoje heshtjen!

116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, Shkodra ruan ende gjurmët e familjes së shqiptares! Studiuesi zbulon dëshirën e saj më të madhe (VIDEO)

August 26, 2026
Universitetet, Viti Akademik do nisë më 5 tetor, ministrja Kumbaro: Investime për të shtuar hapësirat e modernizuara për student e pedagogë!

Universitetet, Viti Akademik do nisë më 5 tetor, ministrja Kumbaro: Investime për të shtuar hapësirat e modernizuara për student e pedagogë!

August 26, 2026
Viroza, verë dhe pushime, shtohet fluksi i pacientëve në qendrat shëndetësore, fëmijët më të prekurit!

Viroza, verë dhe pushime, shtohet fluksi i pacientëve në qendrat shëndetësore, fëmijët më të prekurit!

August 26, 2026
Kroçera “Seabourn Quest” ankorohet në Sarandë, 500 turistë vizitojnë Ksamilin dhe Butrintin dhe “Syrin e Kaltër”

Kroçera “Seabourn Quest” ankorohet në Sarandë, 500 turistë vizitojnë Ksamilin dhe Butrintin dhe “Syrin e Kaltër”

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com