• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Lavdimir Brahimaj vrau avokatin e njohur grek, tregon njeriun e pushtetshëm që urdhëroi ekzekutimin

by Java News
15/02/2018 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lavdimir Brahimaj është shqiptari i arrestuar për vrasjen e avokatit grek Mixalis Zafeiropoulos, ngjarje e ndodhur në Athinë më 12 Tetor 2017. Nga burgu, 32-vjeçari shqiptar ka folur për një emision televiziv grek dhe ka përshkruar me hollësi nga e mori urdhrin për vrasje.

“Nuk doja që gjërat të përfundonin në atë mënyrë. E di se çfarë të keqe kam bërë, sepse edhe unë kam fëmijë, por nuk kisha mundësi të bëja ndryshe. Nuk shkova që ta vrisja. Më urdhëroi dikush, nuk dua që ta them emrin e tij sepse ka shumë pushtet. Ai më tha që të takoja një vajzë. E takova dhe ajo më dha një armë të vogël, jo 3 mijë Euro sikurse u tha në media. Ky person i fuqishëm më tha që të qëlloj avokatin me një plumb në këmbë për t’i dhënë një mesazh, nuk e di se çfarë mesazhi ekzaktësisht. Unë shkova sepse ai më kërcënoi nga familja, nuk e bëra për paratë”, tha shqiptari i arrestuar.

Ai sqaroi se takimin me avokatin grek Zafeiropoulos në zyrën e tij në Athinë, e kishte organizuar personi i pushtetshëm që kishte dhënë urdhrin.

“Shkova në zyrën e tij me një person tjetër që kishte qenë i burgosur për rreth 7 vite. Personi që më dha urdhrin për të qëlluar Zafeiropoulon, kishte organizuar takimin. Hymë brenda dhe nisëm të bisedonim. Të dy kishim nga një armë secili, por njëra ishte me defekt. U ngrita në këmbë, ai që më shoqëronte nxorri armën i pari dhe i tha që të mos lëvizte. Nxorra edhe unë armën. Aty i kërkoi avokatit që t’i jepte një dokument që i kishte kërkuar personi që na kishte dhënë urdhrin dhe kishte organizuar takimin.

Më kishte thënë që të merrja dokumentin dhe ta qëlloja një herë në këmbë. Ky person nuk ka të bëjë fare me tre shqiptarët që aludohet në media se mund të jenë porositësit e vrasjes. Ai është shumë i fuqishëm dhe nuk njihet. Unë duhet të merrja dokumentet dhe më pas do më telefononte për të më thënë ku t’i dërgoja”, vazhdon dëshmia e 32-vjeçarit.

Por, gjërat shkuan keq. Sipas Brahimajt, avokati ishte i frikësuar dhe në momentin kur ai do ta qëllonte me plumb në këmbë, Zafeiropoluos u mundua të shmangej dhe plumbi e kapi në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen. Tashmë ai kërkon që t’i japë policisë dëshmi të re për këtë ngjarje, me kusht që të merret në mbrojtje familja e tij. /tvklan.al

Next Post
FOTOT/ Grida Duma shfaqet në Parlament, ja pranë kujt është ulur…

FOTOT/ Grida Duma shfaqet në Parlament, ja pranë kujt është ulur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In