Skena politike shqiptare sërish na ofron një moment që sfidon kujtesën familjare. Në një intervistë të arkivuar në “Zonë e Lirë”, Adriatik Lapaj rrëfen për jetën e tij. Por diten e djeshme gjate nje konference per shtyp u shpreh se Kleana Xhuvelin e ka thjeshte nje te aferme.
Ne fakt, Kleana Xhuveli është rritur në shtëpinë e tij që në moshën 8 muajshe dhe është birësuar nga nëna e tij.
Në çdo kuptim praktik, Kleana ka qenë motra e tij dhe ne fakt vete Lapaj e ka pohuar se e quan moter.
Sot Kleana Xhuveli pritet të marrë mandatin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi ka kerkuar te rishikohet doreheqja e saj nga lista e mbyllur.
Në vendin ku Sali Berisha dikur u tall për “baxhanakun e vrare ne Gerdec, që nuk e njihte”, Lapaj shkoi dje me tej më tej: nuk njeh as vajzën e tezes që eshte rritur në një shtëpi me të.











