• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon të dyshuarit për gjykim

by A R
23/07/2025 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një nga skemat më të mëdha të mashtrimit financiar të viteve të fundit, duke çuar për gjykim 16 persona dhe 4 subjekte juridike të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e mikrokredisë.

SPAK akuzon të pandehurit për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh dhe pjesëmarrje në organizata kriminale që për vite me radhë kanë zhvatur qytetarët përmes skemave të ndërlikuara dhe abuzive të mikrokreditimit dhe përmbarimit privat.

Hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar se të pandehurit dhe kompanitë e tyre vepronin si një entitet i vetëm me karakteristika të qarta të një grupi të strukturuar kriminal. Aktiviteti i tyre i përbashkët përfshinte: Përdorim të përbashkët të zyrave dhe sistemeve kompjuterike, të krijuara për qëllime kriminale, kalimin e punonjësve nga një kompani në tjetrën, me rol në mbledhjen e detyrimeve “të këqija”, financim të ndërsjellë mes shoqërive, për të vazhduar aktivitetin kriminal.

Qëllimi kryesor i këtij rrjeti ishte pasurimi i paligjshëm përmes shumëfishimit të detyrimeve të qytetarëve, aplikimit të interesave përtej kufijve ligjorë (deri në 2% në ditë), dhe presionit të vazhdueshëm psikologjik dhe ligjor ndaj borxhlinjve dhe familjarëve të tyre.

“Për realizimin e qëllimit kriminal, punonjësit e këtyre shoqërive të urdhëruar nga drejtuesit apo organizatorët e kësaj skeme, kryen qindra mijëra njoftime të paligjshme dhe telefonata kërcënuese tek debitorët dhe familjarët e tyre, Dhjetëra – mijëra llogari bankare të qytetarëve u bllokuan dhe qëndruan të bllokuara në kundërshtim me ligjin për disa vite. Pasuri të paluajtshme u sekuestruan për vlera detyrimi minimale dhe u kaluan në pronësi të shoqërive MCA dhe Final me ankande fiktive. Përveç pasojave të kundraligjshme ekonomike, veprimtaria kriminale e këtij grupi të strukturuar kriminal, ka shkaktuar edhe pasoja shumë të rënda sociale.”- thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Lidhur me këtë çështje, janë sekuestruar mbi 420 milionë lekë dhe rreth 1.3 milionë euro. Këto shuma monetare janë sekuestruar në llogari personale, depozita, bono thesari dhe letra me vlerë të të pandehurve.

Të pandehurit dhe akuzat:

Arben Meskuti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/1 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.

Elda Ibro, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Alban Kote, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” -parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Aldo Daka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Albert Gega, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Andis Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Vasil Bakallbashi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Yliana Sejfo, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” –  parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Indrit Çuberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Rigels Bejko, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Altin Vako, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”- parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Helidon Xhindi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Fatos Alimadhi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Lefter Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Roland Deda i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Endri Myftari, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Personi juridik “ADCA” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Personi juridik “Final” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

“Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group”, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimt penal nr: 244 të vitit 2024 ka rezultuar se të pandehurit dhe shoqëritë e sipërcituara kanë vepruar si shoqëri e vetme me karakteristika të qarta të një grupi  të strukturuar kriminal.

Next Post
“Është për të qeshur dy vitet e para”, si e transformoi lufta komedinë në Ukrainë

“Është për të qeshur dy vitet e para”, si e transformoi lufta komedinë në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com