• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Kush është “i forti” i Yzberishtit që u kap mat për trafik droge. Sapo kishte dalë nga burgu

by Java News
13/02/2017 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Liria për “të fortin” e Yzberishtit, Ilir Avdillari, ka zgjatur vetëm disa muaj. Pasi përfundoi dënimin për vrasje, e disa muaj shtesë për arratisje nga burgu, 46- vjeçari është vënë sërish në pranga nga Policia e Tiranës. Këtë herë ai është arrestuar si kapoja i një grupi që shiste drogë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit e Kasharit. Me mbiemrin tashmë të ndryshuar, nga Avdillari në Zyberi, 46-vjeçari mbahej prej disa muajsh në vëzhgim nga Antidroga e Tiranës, pasi kishte informacione se në banesën e tij fshihte sasi të konsiderueshme kanabisi, raporton “Panorama”.
.

Hetimet me metodat speciale kanë vijuar deri pasditen e së shtunës, kur Antidroga siguroi informacionin e nevojshëm për të goditur. Avdillari e gjithë të tjerët që punonin për të ndodheshin në banesën e tij në Yzberisht, duke u bërë gati të lëviznin 5 thasë me kanabis.Ky ishte momenti i përshtatshëm për të ndërhyrë dhe në këtë mënyrë u krye edhe arrestimi në flagrancë i Ilir Avdillarit, djalit të tij 20-vjeçar, Fabianit, dhe i 3 personave të tjerë. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se gjatë operacionit të koduar “Qelqi”, veç “të fortit” të Yzberishtit e të birit, u arrestua 32-vjeçari Gentian Boçi, Odisjen Sakollari, 24 vjeç, si dhe 17-vjeçari me iniciale D.A.

OPERACIONI
Policia e Tiranës tha dje se Antidroga me mbështetje edhe të Forcave Operacionale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Qelqi”, duke sekuestruar 30 kg hashash dhe një armë zjarri pa leje, tip “Shotgun”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë Ilir Zyberi (Avdillari), Fabian Zyberi (Avdillari), Gentian Boçi, Odisjen Sakollari dhe adoleshenti me iniciale D.A.Sipas Policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kryenin shitje të lëndëve narkotike kanabis sativa drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit.“Për këta shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lënde narkotike dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi, ku më pas do të bënin dhe shitjen e saj.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar, të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar”, tha dje Policia.
AVDILLARI
Ilir Avdillari, i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ka qenë i dyshuar për të paktën 20 vepra të rënda penale. Megjithatë, dënimin më të rëndë, prej 22 vitesh burgim, ai e mori për vrasje, duke e përfunduar vetëm para disa muajsh.Avdillari bashkë me vëllezërit e tij, Nazmi e Fatmir Avdillari, ishin anëtarë të bandës famëkeqe të Yzberishtit, që veproi në Tiranën thuajse 20 vjet më parë. Ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi.Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij. /ma.me
Next Post
“La La Land” drejt Oskar, fiton edhe çmimin e më të mirit në BAFTA

“La La Land” drejt Oskar, fiton edhe çmimin e më të mirit në BAFTA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com