• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Kurorëzimi Zulu, shuhet konflikti: Mbreti Misuzulu kurorëzohet në ceremoninë historike të Afrikës së Jugut

by Java News
29/10/2022 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mbret i ri Zulu është kurorëzuar sot në një ngjarje historike të ndjekur nga mijëra persona në qytetin bregdetar të Afrikës së Jugut, Durban.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat thonë se bëhet fjalë për mbretin Misuzulu ka Zwelithini, i cili u njoh zyrtarisht si monark nga Presidenti Cyril Ramaphosa, i cili i dha atij një certifikatë njohjeje.

Ceremonia ishte kurorëzimi i parë zulu që kur Afrika e Jugut u bë demokraci në 1994.

Me këtë ceremoni ka pwrfunduar edhe një grindje e gjatë dhe e hidhur për të gjetur një pasardhës për Mbretin Goodwill Zwelithini, i cili vdiq vitin e kaluar.

Ai ishte monarku Zulu me mbretërimin më të gjatë, pasi kishte shërbyer në fron për gati 50 vjet.

Ai kishte gjashtë gra dhe të paktën 26 fëmijë.

Vdekja e papritur e nënës së mbretit Misuzulu një muaj pasi u emërua mbretëreshë regjente, pas vdekjes së burrit të saj thelloi më tej një luftë për pushtet në oborrin mbretëror.

Princi Bambindlovu Zulu tha për BBC se ai besonte se vëllai i tij do të bashkonte monarkinë dhe popullin e tij.

“Prindërit tanë do të ishin krenarë për këtë moment”, tha ai. “Unë mendoj se ai do të jetë një mbret i madh.”

Në fjalimin e tij të parë pas kurorëzimit të tij, Mbreti Misuzulu tha se ai kishte nisur një udhëtim me komunitetin dhe shpresonte të ishte një “katalizator” për të sjellë ndryshime pozitive.

“E kuptoj që historia më ka zgjedhur në këtë kohë kur zulutë po përballen me disa sfida”, tha ai. “Sfidat janë varfëria, papunësia, deficiti i besimit te qeveria dhe lidershipi tradicional, ndryshimet klimatike dhe pasiguria ushqimore”.

Presidenti Ramaphosa citoi Shaka Zulu, udhëheqësin më me ndikim të komunitetit të shekullit të 18-të, duke thënë: “Ai, perandori Shaka, do të thoshte: “Në të djathtën time është kombi, në të majtën time janë klanet e mi, kjo është lidhja që na lidh së bashku”.

“Madhëria juaj, ju jeni lidhja që lidh kombin Amazulu.”

Këngët festive dhe vallëzimi shoqëruan çdo folës në këtë ngjarje, e cila u shënua me një përzierje të kulturës tradicionale Zulu dhe lutjeve të krishtera.

Kurorëzimi u bë disa ditë pasi SHBA paralajmëroi për rrezikun e një sulmi terrorist në vend.

Disa personalitete vendase dhe të huaja ishin midis dhjetëra mijëra njerëzve që morën pjesë në ceremoninë në stadiumin Moses Mabhida.

Kurorëzimi i fundit u bë në një ditë me shi në vitin 1971 nën qeverinë e aparteidit, kur u kurorëzua Mbreti Goodwill Zwelithini ka Bhekuzulu.

Kush është Misuzulu i Zwelithini-t?

Ai ka lindur më 23 shtator 1974 në Khwalabisa.

Ështe edukuar privatisht në Kolegjin St Charles në Pietermaritzburg.

Ka studiuar në Jacksonville University në SHBA, ku ka jetuar për disa vite.

Gjithashtu ai eshte i martuar me dy gra, dhe ka tre djem./m.j

Next Post
Kampioni me sindromën down, shqiptari renditet i 10-ti në botë si notari më i mirë

Kampioni me sindromën down, shqiptari renditet i 10-ti në botë si notari më i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com