• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Kur SHIK-ut të Gazidedes i ndërrohej emri, Agolli: Vejani dhe MISH po të doni, por…

by A R
26/09/2024 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia famëkeqe e Shërbimit Informativ Kombëtar gjatë trazirave të vitit 1997, solli debatin në parlament në vitin 1999 dhe nevojën për t’i ndryshuar emrin këtij institucuioni shtetëror. Komisioni parlamentar për Rendin dhe Sigurinë, kishte propozuar që të bëhej ndryshimin nga SHIK në SHISH.  Drejtues me rëndësi të mazhorancës dhe opozitës si Gramoz Ruçi dhe Sabri Godo u përfshinë në këtë debat që përfundoi me të qeshura masive në sallën e deputetëve nga batuta e Dritëro Agollit.

Dritëro Agolli – Jam dakord me të gjitha ato që u thanë, me Gramozin dhe me Sabri Godon. Edhe po tja ndrojmë ne emrin, ajo do të mbetet po SHIK. Verja SHISH, verja MIS, se mund tja vesh edhe Ministria e Informacionit Shtetëror dhe mbetet kështu MISH. Më mirë ta lemë siç është.

Pjesë nga debati në seancë parlamentare Prill 1999

Batuta e Agollit do të vinte pas deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar socialist në atë kohë, Gramoz Ruçi dhe kryetarit të Prtisë Republikane, Sabri Godo. Përballja më interesante është ajo mes Agollit dhe Godos, dy personlitete me peshë në politikën e kohës dhe përtej saj si dhe personazhe të njohur për stilin unik të folurës në publik përmes batutave apo fjalimeve që kanë lënë gjurmë në sallën e kuvendit të Shqipërisë.

Gramoz Ruçi –Në planin politik, grupi i maxhorancës mendon se ndryshimi i emrit nuk është ndonjë detyrim kushtetues. Në planin politik mendojmë  dhe gjykojmë se jo sa herë që vijnë forcat e ndryshme politike në pushtet duhet të ndryshojnë emërtimet e shërbimeve të tilla me kaq rëndësi kombëtare. Mendojmë kështu edhe për faktin tjetër se ky i shërben shtetit dhe ne jemi një shtet me specifikë që kemi po kaq shqiptarë jashtë kufijve shtetëror, pra çështja kombëtare është më e madhe. Në planin gjuhësor mendojmë se tingëllon më mirë SHIK sa sa SHISH. Duke u nisur nga këto të treja, grupi i maxhorancës është dakord të mbetet “Shërbimi Informativ Kombëtar”.

Sabri Godo – Unë e përkrah mendimin e zotit Ruçi. Nuk më duket serioze që sa herë të ndrojnë forcat politike edhe në parlament të ndryshojmë emrat e institucioneve. E dyta, për atë që dikush thote se një herë ka punuar mirë dhe një herë ka punuar keq SHIKU, kjo më duket e pa arsyetuar fare. Është njëlloj sikur të thuash tani hajde të ndrojmë emrin e Ministrisë së Mbrojtjes meqë ka qenë një Ministri Mbrojtjeje ca kohë më përpara. Nuk e kuptoj se si arsyetojnë disa njerëz këtu. E treta, për atë që ne i themi SHISH, të gjithë e dimë se nënkuptojmë atë që shkojmë në hell. Këtë emër do t’i vemë këtij organi? Mua më duket se nuk ja vlen të diskutohet kjo. Hidheni në votë dhe të marrë fund kjo mesele.

Next Post
“Është shumë i rëndësishëm”, Ambasadori i BE shpreh mbështetje për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion

“Është shumë i rëndësishëm”, Ambasadori i BE shpreh mbështetje për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com