Ai është në krye të strukturës që punon për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq por edhe vet është ndjerë në vështirësi.
Shefi i Emergjenca Civile, Shemsi Prençi, është nisur me ekipin e tij drejt veriut për të inspektuar situatën në rrugë, por edhe ai vet u bllokua.
Fuoristrada e tij me targa të Ministrisë së Brendshme ai është bllokuar në malësinë e Mbishkodrës.
U deshën 4 persona që e shtynin dhe një fuoristradë tjetër që e tërhiqte për ta nxjerrë nga dëbora ku u bllokua./a.m.