VIDEO/ Kur bie në dorën e asaj që nuk duhet
Një grabitës u mundua që të sulmonte një grua, por për fatin e tij të keq ajo ishte një kampione e arteve marciale.
Ngjarja ka ndodhur në Brazil, ku hajduti Wesley Sousa de Araujo kërkonte ndihmë pasi vajza që donte të grabiste, Monique Basto e hodhi me një lëvizje në tokë. Ajo e mbajti për një kohë të gjatë ashtu, teksa të tjerët që ishin aty po filmonin skenën.
Bastos, kishte bllokuar kokën e vjedhësit mes këmbëve të saja, deri në momentin kur policët e shpëtuan atë. Araujo së bashku me një person tjetër i ishin afruar më herët Bastos dhe një gruaje tjetër në një rrugë të Acailandias në Brazil.
Redaksia Java News/ f.g









