• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e përjeton pezullimin e vizave të SHBA si një mallkim që i zuri shqiptarët nga “non grata” e Berishës

by Mero Baze
15/01/2026 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vendimi i SHBA për të pezulluar procedurën e vizave të emigrimit për 75 vende, mes të cilave edhe Shqipëria dhe Kosova, bazuar në kostot që i ka shkaktuar SHBA-së secili komunitet lidhur me përkrahjen sociale, ka ngjallur një lumturi të pashpjegueshme tek udhëheqja e Partisë Demokratike të Sali Berishës. Në gëzimin e tyre ka diçka mistike. Edhe pse e kuptojnë se nuk është ndërmarrë kurrfarë operacioni për të ndaluar vizat e popullit shqiptar në Shqipëri, por procedura e emigracionit në SHBA, ata kanë dëshirë ta shqiptojnë me zë të lartë, por jo vajtues, faktin që tani i gjithë populli shqiptar është “non grata”. Madje edhe populli i Kosovës që qeveriset nga një njeri me duar të pastra, patriot dhe që nuk bashkëpunon me mafien ndërkombëtare si Albin Kurti. Pra, në një farë mënyre jemi shpallur sipas tyre “komb non grata”, dhe na ka lënë pas Serbia që dikur është bombarduar nga SHBA dhe që sipas këtyre do ta ndajë Kosovën me Shqipërinë.

Gëzimi është i pakontrolluar, më keq se fjalët që e pasojnë dhe argumentet që shpikin. Vetë SHBA e ka sqaruar disa herë brenda 24 orëve, jo për ne, por për të 75 vendet, se po ndërmerr një operacion social në SHBA kundër peshës financiare që ka në buxhetin e vendit mbajtja në këmbë e një sistemi ndihmash për emigrantët. Siç e thotë jo rrallë herë edhe Berisha, në SHBA ka ardhur një sherif i ri dhe ka rregulla antiemigrante. Për këtë kanë votuar amerikanët dhe nuk i ndalojmë dot të bëjnë çfarë të duan me rregullat e tyre.

Gëzimi i opozitarëve tanë nuk ka lidhje me arsyet që e kanë çuar SHBA-në tek ky vendim. Thellë-thellë ata janë të gëzuar, apo më mirë të themi do të donin që ashtu siç është shpallur “non grata” udhëheqësi i tyre, të shpallet i gjithë populli shqiptar që nuk i shkon atij nga pas. Është një hakmarrje që e ëndërrojnë dhe ky lajm u vlen vetëm i shtrembëruar. I vlen ashtu siç nuk është, që të përfytyrojnë gjithë shqiptarët tek sporteli i ambasadës së SHBA duke kërkuar vizë dhe duke ua refuzuar, si Sali Berishës dhe familjes së tij. Ata e shikojnë këtë si një mallkim që i vjen kombit shqiptar nga vuajtjet e Sali Berishës si “non grata”.

Fatkeqësisht për ta nuk është ashtu. Çdo shqiptar që ka një vizë apo që do një vizë për SHBA për turizëm, për biznes, për punë, për arsim apo aktivitete të tjera mund të shkojë në ambasadë dhe ta marrë. Ajo që është pezulluar është praktika e homogjenizimit të emigrantëve në qytetarë amerikanë. Ky është një lajm i keq për gjithë ata shqiptarë që duan të emigrojnë në SHBA, jo për ata që duan të jetojnë këtu. Ata kanë të drejtë të mërziten, por nuk i ndihmojmë dot.

Opozitarët tanë nuk janë të gëzuar mjaftueshëm me kaq. Duan që të mos jepet më asnjë vizë, meqë nuk i jepet vizë Sali Berishës dhe familjes së tij.

Ah po. Ka edhe disa kritere tani e tutje për këta që do aplikojnë për viza. Mes atyre kritereve është edhe obeziteti, sëmundjet e pashërueshme dhe ato të shëndetit mendor.

E sigurt është që gjithë këta anëtarët e kryesisë së PD që 24 orët e fundit kanë folur për “ndalimin e vizave” nga SHBA, është e sigurt që nuk e kalojnë testin e vizës. Jo se janë bashkëpunëtorë të “non grata”, por për shkak të kriterit për shëndetin mendor. Është mirë të mos e provojnë.

Next Post
Qeveria merr vendimin, cakton 3 janarin ditë pushimi për administratën publike

VKM/ Qeveria miraton kriteret për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm. Veprimet për lirimin dhe shkarkimin nga detyra..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Palestina po fshihet”, 100 ish-diplomatë britanikë dhe francezë akuzojnë Izraelin për spastrimin etnik dhe kërkojnë sanksione

“Palestina po fshihet”, 100 ish-diplomatë britanikë dhe francezë akuzojnë Izraelin për spastrimin etnik dhe kërkojnë sanksione

August 22, 2026
“Më ço në spital, nxito”,  zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes në Ksamil

“Më ço në spital, nxito”, zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes në Ksamil

August 22, 2026
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, shfaqet mesazhi i pazakontë për dy turistë turq dhe një hotel në Ksamil (FOTO)

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, shfaqet mesazhi i pazakontë për dy turistë turq dhe një hotel në Ksamil (FOTO)

August 22, 2026
NASA zbulon përmasat e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën, temperatura mbi 40°C dhe rreth 10 mijë vdekje të shtuara

NASA zbulon përmasat e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën, temperatura mbi 40°C dhe rreth 10 mijë vdekje të shtuara

August 22, 2026
U plagos gjatë shuarjes së zjarrit në Mirditë, efektivi 28-vjeçar i FA dërgohet në Spitalin e Traumës

U plagos gjatë shuarjes së zjarrit në Mirditë, efektivi 28-vjeçar i FA dërgohet në Spitalin e Traumës

August 22, 2026
6 vatra zjarri të ndezura qëllimisht, Lamallari: Drejtësia të shkojë deri në fund ndaj zjarrvënësve

6 vatra zjarri të ndezura qëllimisht, Lamallari: Drejtësia të shkojë deri në fund ndaj zjarrvënësve

August 22, 2026
Lufta rikthehet në retorikën e Vuçiç, presidenti serb pret bisedën me kreun e NATO-s për Kosovën

Lufta rikthehet në retorikën e Vuçiç, presidenti serb pret bisedën me kreun e NATO-s për Kosovën

August 22, 2026
Erdhën për të “shpëtuar” Sazanin, por refuzuan ta vizitojnë, Rama ironizon delegacionin e Global Sumud Flotilla në Vlorë: Revolucionarët e rrenave!

Erdhën për të “shpëtuar” Sazanin, por refuzuan ta vizitojnë, Rama ironizon delegacionin e Global Sumud Flotilla në Vlorë: Revolucionarët e rrenave!

August 22, 2026
Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

August 22, 2026
Pekini hap Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë, 2056 robotë garojnë në 51 gara

Pekini hap Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë, 2056 robotë garojnë në 51 gara

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com