• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Kultivonin kanabis nga garazhi në tunel e komunizmit, 1 në pranga, 3 në kërkim

by Java News
20/06/2019 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura.

Policia,  në operacion e zhvilluar në Tiranë,  ka sekuestruar kokainë, kanabis në formë çokollate, fishekë luftarakë e pajisje, që përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Droga u gjet e fshehur në tunele të ndërtuara gjatë viteve të diktaturës, që kishin dalje nga nje garazh.

Njoftimi i plote i policise:

Finalizohet operacioni  policor “PREVENTION”

Sekuestrohet Kokainë, Cannabis Sativa në formë çokollate, fishekë luftarakë e pajisje, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Vihet në pranga 1 person si dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Seksioni i Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe burime konfidenciale, pas një pune intensive, parandaloi dhe goditi një tentativë për të kultivuar kanabis në ambiente të mbyllura, si dhe të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “PREVENTION”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë 1 person dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, konkretisht:

U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. L., 25 vjeç, banues  në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: D. A., V. A. dhe F. S, të tre banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kishin siguruar informacione në  rrugë operative se shtetasi F. S., në bashkëpunim me shtetasit D. A., V. A. dhe Xh. L. po përgatiteshin të kultivonin bimë narkotike në ambiente të mbyllura. Gjithashtu këta shtetas posedonin  lëndë narkotike të llojit Kokainë dhe Cannabis Sativa, në një garazh në Rrugën “Kongresi Manastirit”, për ta shpërndarë në doza të vogla.

Policia ka ushtruar kontroll në dy garazhet e shtetasit F. S.,  të cilat kishin dalje në tunele (vendstrehime) të ndërtuara gjatë viteve të diktaturës, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi  242.6  gr lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, në doza të vogla, 1 kg e 125 gr  lëndë narkotike Cannabis në formë çokollate, fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike, 3 motoçikleta, 1 DVR, rreth 600 shishe vere të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të shumta, vegla pune elektrike të llojeve të ndryshme.

Po gjatë kontrollit në një tunel betoni në të cilin futeshe nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë në dyshemenë e garazhit, u gjetën edhe pajisje të tjera, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura si : llamba elektrike, ventilatorë aspirues, transistorë elektrikë, tuba alumini për aspirim, fuçi për mbajtjen e lëndës narkotike, me aromën karakteristike të Kanabisit, set automatesh dhe prizash elektrike.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kontrabanda me mallra që kanë akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, të parashikuara nga nenet 283/2, 278, 172, 180 dhe 181  të Kodit Penal.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ SHBA i dorëzoi FA pajisje kundër zjarreve, Xhaçka: Mbrojtja Civile është më e përgatitur në 3 dekadat e fundit

FOTO/ SHBA i dorëzoi FA pajisje kundër zjarreve, Xhaçka: Mbrojtja Civile është më e përgatitur në 3 dekadat e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com