Xavier Bettel, kryeministri i Luksemburgut po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai është pritur me një ceremoni shtetërore nga kreu i qeverisë në Tiranë.
Pas ceremonisë, kryeministrat bënë edhe fotot zyrtare. Në një moment, ai shihet se ngrihet në majë të gishtave në mënyrë që të duket pak më i gjatë përballë Ramës.
Episodi komik është shoqëruar me buzëqeshje nga dy protagonistët.
/a.r