Kryetari i Bashkisë së një qyteti duhet të jetë shembull për të tërë banorët, por ky nuk është rasti.
Kryebashkiaku i një qyteti në Kolumbi është bërë viral në rrjetet sociale, ku po qarkullon një video e tij teksa në gjendje të dehur kërcen pothuajse nudo në një lokal nate.
Në pamjet e publikuara, Martín Alfonso Mejía, nga komuna e Calima, shihet duke kërcyer në mënyrë provokuese deri sa ndalohet nga personat që e shoqëronin.
Videoja u shpërnda me shpejtësi dhe ka sjellë reagime të shumta, pasi gjithçka ka ndodhur në ditën e Pashkës, një ndër festat më të rëndësishme në vend.
/a.r