Kryebashkiaku idonezian Ahyar Abduh i Mataram po bën tituj në të gjitha mediat e botës për mënyrën sesi ai teston aftësinë e policëve të tij duke përdorur një metodë të çuditshme dhe abuzuese.
Abduh kohët e fundit emëroi një numër oficerësh të rinj në Agjencinë e Rendit Publik të qytetit (Satpol PP) dhe zhvilloi një ceremoni zyrtare për të mirëpritur stafin e ri.
Por njerëzit mbetën të surprizuar nga ajo çfarë panë.
Oficierët e rreshtuar me kujdes morën nga një goditje me këmbë në kraharor gjatë ceremonisë për të vërtetuar aftësinë e tyre.
Video virale, e cila dukej si një skenë nga filmi Kung Fu, filmoi kryebashkiakun duke treguar lëvizjet e tij të arteve marciale mbi oficerët në dukje të shokuar.
Por siç rezulton nuk është hera e parë që Abduh ka përdorur këtë metodë për të testuar fuqinë e oficerëve të tij.
Një video tjetër tregon sesi ai abuzon me pushtetin e tij politik në në ngjarje tjetër publike. ku ai i rreshtoi oficerët e tij në mënyrë të ngjashme dhe vazhdoi t’i godiste një nga një./a.ç