• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Siguria rrugore/ Policia aksion në terren, prangoset shoferi që tentoi korruptimin e efektivit

by A R
24/01/2018 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mos vendosja e rripit të sigurimit, xhamat e zinj, tejkalim shpejtësie dhe semafor të kuq janë ndëshkimet që policia e Tiranës u ka dhënë drejtuesve të mjeteve.

Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit, kontrollet janë përqendruar në vendosjen e rripit të sigurimit, në respektimin e semaforit, në vendosjen e kaskës mbrojtëse, respektimin e sinjalistikës për shpejtësinë dhe drejtimin e lëvizjes, në kontrollin teknik, xhamat e errësuar, në përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, apo në drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.

Gjatë kontrolleve, prioritet  ishte edhe evidentimi dhe ndëshkimi i mitëdhënies, me qëllim shmangien e masave adminsitrative.

Kontrollet janë përqendruar në afërsi të semaforëve, ku punonjës policie me kamera, kanë evidentuar shkelësit e semaforit duke ia përcjellë informacionin patrullave të tjera të policisë rrugore, të cilat kanë bërë kapjen dhe procedimin administrativ të shkelësve.

Në këtë kuadër gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar dhe ndëshkuar për shkelje të semaforit 17 raste.

Gjatë procedurave të plotësimit të masës administrative, një drejtues mjeti ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke i ofruar 2000 lekë për t’iu shmangur masës administrative, por u arrestua në flagrancë  dhe konkretisht:

Lavdrim Çera, 34 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Kamëz, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i kodit Penal, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ysberishtit”, në rrugën “Sabaudin Gabrani” është konstatuar nga punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, sepse duke drejtuar automjetin ka kaluar semaforin me dritë të kuqe.

Pasi punonjësi i policisë i ka dhënë shenjë të ndalonte,  i ka komunikuar shkeljen administative dhe i ka kërkuar dokumentacionin e mjetit, shtetasi Lavdrim Çera i ka ofruar bashkë me dokumentat një kartmonedhë të prerjes 2 000 (dy mijë) lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative dhe dërguar në OASH:

51 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit

39 drejtues mjetesh për xhama të errësuar

18 drejtues për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara

17 drejtues për shkelje të semaforit

13 drejtues për mungesë dokumentacioni (kontroll teknik)

  3 drejtues për gara shpejtësie

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative:

54 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

16 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

Vlen të theksohet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është evidentuar asnjë drejtues mjeti që të drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia Rrugore e Tiranës në përmbushje të objektivit të vetëm, atë të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, do të vijojë kontrollet e pandërprera, për të parandaluar aksidentet rrugore./a.m.

Next Post
Patriarku sllav Irinej: Sinodi i Kishës serbe do mblidhet për Kosovën në maj

Patriarku sllav Irinej: Sinodi i Kishës serbe do mblidhet për Kosovën në maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In