Të moshuarit në pension duket se janë shtresa më e goditur nga rritja e çmimeve të javëve të fundit. Në Vlorë pensionistët shprehen se nuk kanë mundësi as për të pirë as një kafe, ndërsa i janë falënderues natyrës për detin, buzë të cilit shëtisin falas.
Rritja e çmimeve gjatë javëve të fundit e kushtëzuar edhe nga shtrenjtimi i karburanteve duket se ka vënë akoma më shumë në vështirësi shtresat me të ardhura minimale financiare siç janë pensionistët.
Dhe në Vlorë ky fakt konstatohet menjëherë sapo pyet pensionistët që shikon buzë detit, të cilët shprehen se fatmirësisht kanë detin, pasi për asgjë tjetër, qoftë edhe për kafe nuk kanë mundësi financiare.
Madje një prej të moshuarve, tregon se si vepron në ato pak raste kur në banesa u qëllon që të gatuajnë mish.
Jo vetëm për pensionistët por për asnjë lloj shtrese në vendin tonë qeveria ende nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për përballimin e rritjes së çmimeve globale të karburanteve. (A2 Televizion)











