Modelja Trejsi Sejdini është shndërruar në kryefjalën e mediave rozë.
Vajza simpatike nga qyteti i Elbasanit jo pak herë është bërë pjesë e skandaleve, pasi shumë video të saj qarkullojnë në rrjetet sociale. E fundit që po bën namin në rrjet është video ku është bërë pjesë e një sherri në një nga club-et e Tiranës.
Në video shihet që Trejsi është duke kërcyer, por më pas një debat ka ndodhur me një person të paidentifikuar, gjë që ka sjellë revoltimin e bukuroshes e cila nuk ka hezituar aspak ta godasë me shishe.
Nuk dihet arsyeja e konfliktit që e detyroi Trejsin të çohet nga vendi i saj dhe të debatojë. Ndërkohë që të pranishmit kërkojnë ta qetësojnë.
Shihni videon e mëposhtme: