Kina ka nisur për lundrim një aeroplanmbajtëse të re, duke rritur praninë ushtarake në rajon për shkat të tensioneve gjithnjë e në rritje. Ky është aeroplambajtësi i dytë i Kinës, dhe është i pari që është ndërtuar në vend, shkruan “BBC”.
Media shtetërore tha se anija pa emër ishte “transferuar nga porti në ujërat kineze”. Raportet e mëparshme thanë se do të ishte operacionale deri në vitin 2020. Ky vendim i bujshëm vjen mes retorikave të nxehta mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, sidomos gjatë ditëve të fundit. Kina ka pasur vetëm një aeroplanmbajtëse operacional, të cilin e bleu nga Ukraina dhe e riparoi.