Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka nisur një vizitë historike në Korenë e Jugut, e para e një lideri koreano-verior, që kur dy Koretë janë ndarë.
Vizita e tij është një tjetër gjest drejt paqes, pasi Kim ka qetësuar marrëdhëniet edhe me SHBA dhe shumë shpejt pritet të zhvillojë një takim edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.
Pavarësisht kësaj atmosfere pozitive, Kim i trembet ndonjë atentati të mundshëm.
Ndërsa shkonte me makinë për të takuar homologun e tij koreano-jugor, makina e Kim Jong-un shoqërohej nga 12 badigardë, që e ndiqnin atë me vrap.
/a.m.