Kei dhe Vivi ishin dy femrat të cilat u futën çift në “Big Brother” duke treguar publikisht lidhjen e tyre të dashurisë.
Kei u dallua si një person tepër aktiv, e ndërsa Vivi si vajza që ‘nuk foli kurrë’ brenda në shtëpi.
Pas eleminimit të tyre, ato pohuan se vazhdojnë ende bashkë, por ditën e djeshme Kei është filmuar tek “Parku Rinia” në skena të nxehta me një vajzë që nuk është Vivi. Mesa duket lidhja e ish-banoreve të shtëpisë ka marrë fund dhe Kei nuk nguron të shfaqet në publik me një tjetër partnere./ Panorama/