Deputeti socialist i qakurt të Lezhës Eduart Ndocaj ka qenë i ftuar në emisionin Prive të televizionit Klan Kosova nga ku ka rrëfyer jetën e tij si dhe planet e tij politike. Kaubojsi shprehet se ka shumë dëshirë të ndihmojë të varfërit, pasi sipas tij edhe ai dikur ka qenë i tillë. Ajo që ka tërhequr vëmendje ka qenë dhe qëndrimi i tij mjaft konservator për një politikan të atashuar nga e majta. Kaubojsi ka thënë në intervistë se është totalisht kundër homoseksualëve apo komunitetit LGBT.