• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Kapet lezhjani i dënuar me 14 vite burg, pjesë e bandës së drogës: I gjendet radio policie

by Java News
31/01/2022 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “BAOFENG”, ndërsa në pranga ka rënë një i ri.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Marku, 33 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI I POLICISË

Procedohet penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”, drejtuesi i mjetit në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi në kërkim.
Sekuestrohen një armë të ftohtë (thikë) dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, së në një automjet që lëvizte në drejtim të Lezhës, qarkullonte një shtetas në kërkim, kanë organizuar menjëherë punën dhe në dalje të Lezhës, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar, duke finalizuar me sukses operacionin “BAOFENG”, në kuadër të të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-Fatjon Marku, 33 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar si pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin F. K., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por pas disa minutash ndjekjeje, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, është bërë i mundur ndalimi i mjetit.

Shtetasi Fatjon Marku ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2018, I ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, me vendimin e datës 28.12.2021, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka dënuar me 14 vite burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (thikë) dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.
Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe drejtuesi i mjetit, shtetasi F. K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi, shitja, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” në ngarkim të shtetasit Fatjon Marku dhe për veprën penale “Moskallëzim krimi” në ngarkim të shtetasit F. K.

g.kosovari

Next Post
Berisha: Primaret, arritje e madhe! Lulzim Brava tejkaloi imagjinatën e Orwell dhe Kafkës

"Primaret”: Çfarë përfaqësojnë 6 kandidatët e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kush nuk ka mëkate në PS e PD, do të braktisë anijet e vjetra

June 22, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

June 22, 2026
Presidenti i ri/ Ekonomi: Në zarfin e tre emrave që propozuam sot, ishte edhe një zonjë

Ekonomi: Rama nuk largohet, mandati i tij buron nga vota e mbi 800 mijë qytetarëve

June 22, 2026
VIDEO / Nis “marshimi mbi Tiranë”, droni zbulon pamjet e pjesëmarrjes në protestë

VIDEO / Nis “marshimi mbi Tiranë”, droni zbulon pamjet e pjesëmarrjes në protestë

June 22, 2026
Messi bën gjithçka, Argjentina fiton me Austrinë dhe siguron kualifikimin

Messi bën gjithçka, Argjentina fiton me Austrinë dhe siguron kualifikimin

June 22, 2026
SHËNIM / Pas 23 ditësh, protesta e flamingove e pranoi se do Berishën!

SHËNIM / Pas 23 ditësh, protesta e flamingove e pranoi se do Berishën!

June 22, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

June 22, 2026
Protestat në Tiranë, ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

Protestat në Tiranë, ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In