Një motor është përfshirë nga flakët në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e cila është një zonë shumë e frekuentuar nga këmbësorë dhe makinat.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërkohë që mësohet se kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur fikjen e flakëve. Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.
/a.r