Facebook është duke e përmirësuar kamerën në aplikacionin e tij, duke sjellë realitetin virtual të ngjashëm me Snapchat.
Veçoritë e reja në Facebook përfshijnë maska të animuara për selfie të ngjashme me Snapchat, grafika dhe filterë të ndryshëm.
Krejt këto veçori Facebook i ka përmbledhur me një emër, duke e quajtur “kamera e re” të cilën mund ta hapni direkt nga Faqja e të Rejave, transmeton Gazeta Express.
Dhe në vend se t’i publikoni në Faqen e të Rejave, ju do të jeni në gjendje që të shpërndani në mënyrë private foto dhe video që i bëni, përmes inboksit të ri ‘Facebook Direct’./a.m.