Një ndër ndeshjet më të mira të këtij sezoni ishte ajo mes Evertoni dhe Bournemouth. Ndeshja përfundoi me rezultatin 6-3 në Goodison Park me 4 gola të shënuar nga Romelu Lukaku.
Por ai që impresionoi më shumë ishte goli i Ross Barkley në minutën 94’. Sulmuesi anglez dribloi portierin dhe festoi ende pa gjuajtur topin, dhe pa u siguruar që kishte shënuar.
Everton dhe Bournemouth zhvilluan ndeshjen e javës së 24 në Premier League-n angleze. Akutalisht Everton ndodhet në vend të 7 ndërsa Bournemouth në vendin e 14.