Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishin sot në shkollën “Mihal Grameno”, e cila është hapur këtë vit për nxënësit, pas rikonstruksionit.
Nga kjo shkollë e kryeqytetit, kreu i qeverisë deklaroi se deri në fund të sezonit 2021-2022 të gjitha librat do të jenë falas për nxënësit deri në klasë të nëntë.
Sipas tij, këtë vit është shtuar edhe klasa e pestë, ndërsa vitin që vjen do të shtohen edhe klasa e gjashtë dhe e shtatë, që do marrin librat falas.
“Tani duhet të bëjmë fushat e sportit mbrapa, janë keq. Ju ishit si anije, sipër mësim, poshtë ujë. Tani kemi shtuar klasën e pestë për libra falas, vitin tjetër do shtojmë të gjashtë e të shtatë, e më pas edhe klasën e tetë.
Dhe në fund të sezonit 2021-2020, të gjitha librat do jenë falas. Por, duhet t’i mbajnë mirë. libri është shoku më i mirë, gjithë të tjerët shkojnë e vijnë, libri mbetet”, tha Rama.
g.kosovari











