• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Jeta pas hekurave e të burgosurve shqiptarë në Angli

by Java News
23/07/2018 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi ynë drejt vendeve evropiane, disa duke punuar në të zezë e disa duke kërkuar azil. Shqiptarët udhëtojnë edhe drejt Britanisë së Madhe përmes rrugëve ilegale, me kamionë e trena duke thyer kufijtë me shuma të mëdha parash që u marrin trafikantët.

Por, përveçse shpenzojnë shuma të mëdha parash për rrugën që shkojnë nga 8 deri në 15 mijë euro, shqiptarët në Angli po përfundojnë burgjeve të këtij shteti për shkak të thyerjes së rregullave.

Disa herë mediat angleze kanë ngritur shqetësimin për shqiptarët e arrestuar në Britani të Madhe, për shkak se janë kthyer në problem për qytetarët anglezë.

Nga raportimi i mediave angleze, bandat e drogës kanë rritur numrin e shqiptarëve që janë pas hekurave në Angli, dhe siç shkruajnë ato janë rreth 726 shqiptarë që po vuajnë dënimin në Angli, shifër kjo shumë e lartë për një popull të vogël e të varfër si ne, që në vend të punojmë dhe të shfrytëzojmë mundësinë që na japin vendet evropiane, po kthehemi në debat dhe po përmendemi si banda kriminale.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës tani janë ‘një kërcënim i rëndësishëm’, duke përdorur taktika gjithnjë e më të pamëshirshme për të mbrojtur biznesin e tyre”, thuhet në artikull.

LEXO DHE :  Sot seanca e fundit parlamentare, çfarë pritet të ndodhë!

Grupet e krimit të organizuar nga Shqipëria, e cila ka një popullsi prej vetëm 2.9 milion banorësh, tani kanë ndikim të madh në furnizimin me kokainë në Mbretërinë e Bashkuar.

Deputeti i punës David Hanson, anëtar i komitetit për zgjedhjen e drejtësisë të Commons, tha se ishte një ‘masë suksesi’ që gangsterët shqiptarë po kapeshin dhe burgoheshin.

Por ai shtoi:

Është e rëndësishme që qeveria të gjejë një mekanizëm që këta të burgosur të vuajnë dënimin e tyre në Shqipëri.  Në një kohë të mbipopullimit në burgjet britanike është e domosdoshme që ato të largohen shpejt”, pohon ai.

Por, përveçse shqiptarët po vuajnë dënimin për narkotik, apo për çdolloj krimi tjetër ata nuk i pengon që të qëndrojnë “live” në rrjetet sociale, shumicën e kohës kryesisht natën.

Nga një vëzhgim i dritare.net, fare lehtë mund të gjenden të burgosur shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe që komunikojnë live në grupe të ndryshme me persona të tretë.

Edhe pse përdorimi i telefonave në ambientet e vuajtjes së dënimit është i ndaluar, shqiptarët nuk i pengon kjo gjë, ata vazhdojnë pothuaj çdo natë të mbeten në kontakt me njerëzit jashtë./ Isa Myzyraj- Dritare.net

ma.me

Next Post
Dy kontigjente të ushtrisë shqiptare nisen në Afganistan

Rilindja e FA, nga “26 gjeneralët” e Saliut, tek “ushtria” e Oltës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In