Një fluturim i Aeroflot nga Stavropol në Moskë u përfshi nga sjellja e një gruaje që u përpoq të hynte në kabinë duke bërtitur se të gjithë pasagjerët ishin në rrezik.
Në videon e postuar në Tëitter, gruaja , e identifikuar si Olga, shihet duke folur me stjuardesat të cilat po përpiqen ta qetësojnë dhe ta ndalojnë.
Sipas raportimeve, fillimisht gruaja u pa teksa pinte duhan në tualetet e avionit dhe një nga stjuardesat i tërhoqi vëmendjen.
Pikërisht atëherë gruaja “shpërtheu” teksa filloi të bërtiste dhe të përplaste derën e kabinës duke pretenduar se pasagjerët ishin në rrezik dhe për këtë arsye ajo duhej të merrte kontrollin e avionit.
Falë ndërhyrjes së pasagjerëve, gruaja tashmë gjysmë e zhveshur u vu nën kontroll dhe iu vendosën pranga plastike për pjesën e mbetur të fluturimit.
Në fakt, një mjek që ishte në fluturim dyshohet se ka kontribuar në menaxhimin e saj.
In a shocking incident on an Aeroflot flight from Stavropol to Moscow, a female passenger stripped naked and attempted to enter the cockpit, shouting that everyone on board was in danger.
According to reports, the woman, who has been identified only as Olga, had been smoking in… https://t.co/oh8zqAUndD pic.twitter.com/SetfKDO0XW
— Russian Market (@runews) February 14, 2023