• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Jemi shtrirë në të gjithë Shqipërinë”, Ilva Tare vë në vështirësi Mediun: A ekziston ende partia juaj?

by Java News
10/01/2020 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilva Tare, ka patur të ftuar në emisionin e saj në EuroNews Albania, kryetarin e partisë Republikane, Fatmir Mediun.

Tare i ka bërë një pyetje mjaft thumbuese Mediut, lidhur me partinë duke i thënë nëse Partia Republikane vijon të ekzistojë.

Mediu është përgjigjur menjëherë, duke pretenduar mbështetje mbarëpopullore. Ai tha se partia jo vetëm që ekziston, por është e shtrirë në mbarë Shqipërinë.

Më tej ai deklaroi se ai është pro sistemit me lista të hapura, ndërsa shtoi se Partia Republikane ka pasur në çdo kohë votat e veta dhe nuk ka marrë asnjë mandat nga Partia Demokratike. I pyetur lidhur me funksionin aktual të Partisë Republikane, Mediu tha se PR ka ekzistuar që nga fillimi dhe ka struktura në të gjithë vendin.

“Partia Republikane ka ekzistuar që nga fillimi dhe ka struktura në të gjithë vendin. Kam fituar edhe vetëm, edhe si PR, por jemi brenda një funksioni opozitar të përbashkët dhe duhet të ketë një plan veprimi opozitar. Nuk kemi marrë vota të PD-së ne, pavarësisht marrëveshjeve. Në 2013, PR ka marrë më shumë vota se mandate dhe ka kontribuar në fitoren e PD, kemi edhe rastin e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2005.

Mediu tha se PR përkrah një sistem zgjedhor me lista të hapura pasi sot sipas tij nuk kemi parlament përfaqësues të qytetarëve

“Qëllimi elektoral është i përbashkët. Derisa kërkoj një sistem zgjedhor të hapur, me garë, e vendos veten dhe PR në garë, kjo është një sfidë. Mendoj se kemi një problem shumë-shumë të madh kushtetues; nuk kemi parlament përfaqësues të qytetarëve. Pjesa më e madhe përfaqësojnë interesat e kryetarëve të partive, kuvendi drejtohet nga qeveria”, tha Mediu.

Kryetari i PR deklaroi se që nga fillimi ishte kundër vendimit për djegien e mandateve nga opozita. Sipas Mediut, ky veprimi i ndërmarrë me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar lidhur me atë që po ndodhte në vend, nuk arriti të përmbushë objektivin, duke qenë se parlamenti u mbush me njerëz që nuk e përfaqësojnë.

“Unë kam qenë kundër djegies së mandateve, për mua opozita nuk vepron në mënyrë procdeurale por politike. Zoti Berisha në mbledhjen e këshillit drejtues ka thënë se kjo mund të na çojë në fitore shpejt, por mund të na çojë edhe në një krizë të gjatë. Basha ka gjykimin e tij, unë timin. Unë mendoj se është më mirë t’i diskutojmë gjërat”, – tha z. Mediu.

I pyetur lidhur me ngjarjen më të nxehtë ndërkombëtare të momentit, por që në një farë mënyrë prek edhe Shqipërinë, konfliktin Iran-SHBA, Mediu u shpreh se kërcënimi ndaj Shqipërisë nuk duhet anashkaluar duke qenë se vetëm një vit më parë Shqipëria për pak u bë objekt i një sulmi terrorist iranian edhe për faktin se në vendin tonë strehohet opozita iraniane kundërshtare e regjimit.

Mediu sugjeroi që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet patjetër për këtë rast, por edhe raste të tjera që mund të rrezikojnë vendin. Sipas Mediut, në rastin e Iranit nuk përjashtohet mundësia e një sulmi kibernetik që do të prekte infrastrukturën kritike në vend siç është energjetika.

“Si vend anëtar i NATO duhet marrë në analizë situata pas deklaratës së liderit të Iranit. Një sulm që mund të bëjë Irani është një sulm kibernetik. E para ka të bëjë me gjithë infrastrukturën kritike të vendit tonë që nga sistemi elektrik. Këtu duhet të kërkohet mbështetje e SHBA dhe NATO për të ndërtuar sisteme sigurie që na vlen më shumë se raporti thjesht politik”, tha Mediu.

g.kosovari

Next Post
Vëllai nga burgu negocion për dorëzimin e 34-vjeçarit që ekzekutoi kunatën/ Nëna rrëfen tmerrin: I preu damarët dhe e goditi…

Vëllai nga burgu negocion për dorëzimin e 34-vjeçarit që ekzekutoi kunatën/ Nëna rrëfen tmerrin: I preu damarët dhe e goditi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In