Pasi kanë shkatërruar gardhin rrethues të vendit ku po kryen punime për ndërtimin e këndit të lojërave tek parku liqenit, protestuesit e PD-së i janë hakërryer edhe një qytetari, i cili u ka bërë thirrje që të ndalojnë, pasi janë taksat e qytetarëve. Menjëherë disa protestues kanë goditur qytetarin, duke e larguar nga zona ku po zhvillohej protesta.