• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / “Janë larguar 1 milionë lekë të rinj”, PD mendjen tek paraja, gafa në mitingun e Belshit

by A R
01/05/2025 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i Sali Berishës me elektoratin në Belsh, Dumre dhe Cërrik nuk ka kaluar pa momente pikante dhe këtë herë nuk ishte kreu i PD-së që “u bë lëmsh”, por duket se ‘kjo sëmundje ngjitëse” i kaloi kryetarit të degës së Belshit, Petrit Qypi.

Teksa fliste për heroizmin pas 2023 me parti pa vulë dhe vjedhje votash nga bandat e qeverisë, ai iu drejtua Berishës njëherë si kryeministër, e një herë si Ministër i Jashtëm! Jo vetëm kaq, por kur fliste për largimin e të rinjve nga vendi, iu referua me fjalët “janë larguar 1 milionë lekë të rinj…!”.

“Ju falenderoj për pjesëmarrjen në këtë takim madhështor. I drejtuar… i nderuar kryetari politik i qarkut të Elbasanit Tomorr Alizoti…, ju uroj për fitoren më 11 maj. Shpresa jemi ne, qytetartë e ndershëm, aleanca për Shqipërinë Madhështore, jeni ju Sali Berisha. Më 2023 ne ishim pa vulë, pa parti, pa mbështetje, por ne fituam. Po banda që ishte në pushtet na i vodhi votat. Japim garanci se më 11 maj do e shporrim këtë qeverisje! Prej 12 vjetësh ka larguar 1 milionë lekë… mbi 1 milionë lekë të rinj jashtë shtetit, rinia ka marrë rrugën e Europës!! Dumreja jonë zoti kryeministër (i drejtohet Berishës) zoti Ministër i jashtëm (përsëri Berishës)… është zhvilluar në kohën kur ju keni qenë kryeministër”, tha Qypi në fjalën e tij.

Dhe gafa e radhës më tej:

“Prandaj në janar… më 11 maj… Dumreja do votojë për numrin 1, po po për numrin 1, për Shqipërinë Madhështore, për ju Sali Berisha”.

Dhe në fund nuk mund të mungonte “qershia mbi tortë”, një poezi belshiane për kreun e PD-së nga vartësi i tij.

“Unë do ndaj edhe një mesazh të fundit për ju:
“O Sali, o flori,  kur ishe kryeministër ti,
e bëre Dumrenë për zili!
E bëre me rrugë nga jugu në veri,
mbolle kodrat me vreshta dhe ulli,
prandaj më 11 maj votat i ke ti!”

Next Post
Plani sekret i Iranit, Siria është fillimi i krijimit të perandorisë teokratike

Plani sekret i Iranit, Siria është fillimi i krijimit të perandorisë teokratike

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Koalicionit euroatlantike, i asht mbush mendja se ka me e mbush parlamentin me gjysmën e deputetve, hahaha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com