• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Ja si zëdhënësi i Metës fabrikoi të pavërtetën për Gent Cakajn

by Java News
11/01/2019 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alteo Hysi/ 

Presidenti i Republikës ka vendosur të mosdekretojë emërimin e Gent Cakajt si Ministër i punëve të Jashtme të Shqipërisë, me arsyetimin se gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër, Cakaj ka dëshmuar qëndrime të papërshtatshme lidhur me çështjen e debatuar të korrigjimit të kufijve.

Çdokush që lexon një deklaratë të tillë, ku presidenti jep një opinion të vetin mbi dy fjali të artikuluara publikisht të një zëvendësministri, intuita e shtyn të kërkojë atë emision për të kuptuar se çfarë ka dashur të thojë zoti Cakaj, qoftë edhe për të kuptuar kontekstin e atyre fjalive.

E vërteta është se duke parë atë emision prej një orë e gjysmë, kuptohet se më skandaloze se sa mosdekretimi antikushtetues i Gent Cakajt, është referenca që Presidenti përdor si argument, këto dy fjali të nxjerra jashtë konteksti, të keqpërdorura nga media online, prej një interviste ku Cakaj nuk jep në asnjë moment qëndrimin pro korrigjimit të kufijve, por thjesht bën një analizë brilante, korrekte dhe të përgjegjshme të debatit publik mbi çështjen në fjalë.

“Për të qënë i drejtë, po bëj diferencën mes pozitës zyrtare të Shqipërisë dhe opinionit tim personal për çështjen. Sa i takon qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, Kryeministri Rama është skajshmërisht i rezervuar për t’u shprehur pro ose kundër për këtë çështje për shkak se ajo është ende subjekt i tensioneve të brendshme dhe është jashtëzakonisht problematike për një figurë që të pozicionohet karshi një operatori politik në Kosovë”, thotë Cakaj.

“Sjellja e duhur do ishte një vështrim kritik dhe analizim i kujdesshëm në procesin e dialogut. Parimi i parë është kultivimi i politikave të brendshme nga vetë Kosova dhe Shqipërisë i takon ta mbështesë pakushtëzueshëm atë. Unë personalisht jam jashtëzakonisht skeptik që marrëveshja finale mes Serbisë dhe Kosovës do të realizohet deri në Maj të 2019”, deklaron ai.

https://www.youtube.com/watch?v=ThaRFUO1KF8

Tani, Zoti Meta, si mundet që një president, që supozohet të përfaqësojë insitucionin më të lartë, më serioz dhe më të besueshëm në vend, të kthehet në një shpërndarës fjalish të nxjerra jashtë konteksti, si të ishte një zgjatim i atyre portaleve që e prodhuan këtë lajm të rremë sipas të cilit, Cakaj ishte shprehur pro korrigjimit të kufijve?!

Kush ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës? Cakaj që po ta dëgjosh flet me gjuhën e kujdesshme të arsyes dhe të një maturie të habitshme për moshën e tij të re; apo ju që kolltukun e presidentit e përdorët për të riprodhuar instucionalisht, me letra zyrtare, lajmet e rreme?

Por si të mos mjaftonte ky nxitim dhe kjo pamaturi e kreut të shtetit, me një këmbëngulje të marrësh vijoi të riprodhohej sot e njëjta logjikë nga zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi, i cili duke publikuar videon me dy fjalitë e bëra fije fije nga intervista, shkruan: Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor.

Është e pafalshme që një ish redaktor dhe drejtues medieje si Blushi, përveçse bëhet megafon i deklaratave të deformuara, nuk e merr mundimin ta shohë deri në fund intervistën, ku Cakaj, përkundër asaj që shkruan Blushi, deklaron se “ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht”.

“Të përjashtohen kategorikisht”, thotë zëvendësministri!

“Korrigjimi i kufijve ka qënë aludimi për dhënien e këmbimit të veriut të Kosovës me jugun e Serbisë, edhe nga faktori vendor edhe ndëkrombëtar ka pasur refuzim kategorik të këtij procesi. E para sepse nuk garanton stabilizim të marrëdhënieve ndëretnike. Faktori ndërkombëtar ka eksperiencë të akumuluar të mjaftueshme, që ndarja e kufirit në lumen Ibër, diferencimi fizik nuk përmirëson përmirësim të kualitetit të interaksionit ndëretinik. E dyta ka qënë rezerva ndaj implikimeve të mundshme rajonale sepse mund të krijojë precedentë për rikonfigurime të tjera në ballkanin perëndimor. Në cfarëdo rrethane, implikimet në rajon, ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht dhe të menaxhohen kujdesshëm sepse janë në shpërthuthje me frymën e koperimit në Ballkanin perëndimor, në axhendën europiane të BE dhe me vizionin e SHBA”, thotë Cakaj në intervistë.

Next Post
Call center-a droge në Ballkan për tregun e kokainës në BE

Call center-a droge në Ballkan për tregun e kokainës në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

January 20, 2026
“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

January 20, 2026
“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

January 20, 2026
Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

January 20, 2026
Kush është ‘agjenti’ i Berishës brenda SPAK?/ Meçe: Mori pjesë në grupin e hetimit të 21 janarit dhe…

Fati i Irena Gjokës/ “Shteti grek në funksion të Berishës”, Meçe: Dokumenti i prodhuar! Nuk ka prova konkrete

January 20, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

January 20, 2026
Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

January 20, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

“Drejtësia e inkriminuar”/ Fati i Irena Gjokës, Çupi: Dosja ndaj Berishës, Metës dhe Belerit s’do jetë nul! Ja pse

January 20, 2026
“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In