Vrasja e trefishtë në Tiranë duket se ka marrë edhe vëmendjen e autoriteteve holandeze, për faktin se zanafilla e konfliktit është në Roterdam. Është Prokuroria e këtij qyteti e cila ka rindërtuar skemën e vrasjes së Ilirjan Sulkut, vëllait të Besnik Suklut që mbeti i vrarë të mërkurën në Tiranë.
Sipas autoriteteve holalndeze vrasja ka qenë e mirëmenduar dhe e studiuar në detaje. Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Sulkun derisa mbrëmjen e 6 prillit, në orën 23.40 e vranë përpara shtëpisë së tij, ku e priste mikja me të cilën bashkëjetonte prej disa muajsh.
Siç duket edhe në video, një person del nga një makinë BMË dhe e qëllon 4 herë pas koke kur 33 –vjecari Sulku po zbriste.
Pas ekzekutimit, personi që e qëllon dhe shoferi që e shoqëronte largohen me shpejtësi. Ata tentojnë ta mbysin makinën në det, por dështojnë.
Një dëshmitare i thotë policisë se makinën që përdorën vrasësit e kishte parë edhe më parë në parkingun përpara shtëpisë së Sulkut.
Makina ishte vjedhur 2 muaj para vrasjes në Amsterdam. Në parkim, ngjitur me Smart –in ku u vra Sulku, policia gjeti edhe një furgon. Edhe ai ishte vjedhur në Amsterdam.
Sipas policisë së Roterdamit, autorë të ekzekutimit dyshohet të kenë qenë Mentor Lufin dhe Gerti Goxhajn.
Ndërkohë që roli i italianit Salvatore Lettizia mbetet i paqartë. Ai konsiderohet vrasës me pagesë i një grupi të Camorra –s dhe ishte i njohur i Besnik Sulkut.









