• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Video/ Ja si u arrestua monstra italiane e pedofilisë që strehohej në Tiranë

by Java News
26/10/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-mësues italian, i shpallur në kërkim prej 4 vitesh nga drejtësia e vendit të tij për dhunë seksuale me të mitur, është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur, u arrestua në periferi të kryeqytetit, ku ishte strehuar në një banesë me qira. Sipas vendimit të Gjykatës italiane, 45-vjeçari, në një periudhë prej 7 vitesh, nga viti 2007 deri në 2014, ka kryer krime kundër të miturve, abuzime seksuale me fëmijë dhe pedofili.

Ndërkohë, në vitin 2017 është dënuar nga Gjykata italiane me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Sipas dosjes së Policisë italiane, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, Croce ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës. Drejtori i Policisë Kriminale, Eduart Merkaj, tha dje gjatë një konference për shtyp, se hetimet e përbashkëta me Policinë italiane kanë nisur në mes të tetorit dhe janë mbyllur në më pak se 15 ditë me arrestimin e tij.

Operacioni u krye në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit me Shërbimin Qendror Operativ në Drejtorinë e Përgjithshme Antikrim, skuadra e lëvizshme e kuesturës së Romës dhe Zyra e Interforcës pranë ambasadës italiane në Shqipëri.

AKUZAT

Sipas raportimeve të mediave italiane, ish-mësuesi Masimilliano Croce që u arrestua në Tiranë, është dënuar dy herë për krime kundër të miturve dhe pedofili. Dënimi i parë për të është dhënë në vitin 2014 dhe dënimi i fundit në vitin 2017, pas të cilit ai u shpall në kërkim ndërkombëtar. Hetimet e organeve ligjzbatuese italiane kishin zbuluar edhe një tjetër rast abuzimi ndaj të miturve në vitin 2015, duke nisur investigimin, pas të cilit u siguruan provat e nevojshme që sollën edhe dënimin e tij në mungesë.

Ai i ishte shmangur përballjes me drejtësinë për 4 vite me radhë dhe nëpërmjet avokatit të tij nuk kishte shfaqur pendesë për krimet e kryera, madje ka akuzuar autoritetet që e kanë persekutuar. “Ish-mësuesi Masimilliano Croce, në prill të vitit 2014 u dënua me 9 vjet burg për abuzimin e vazhdueshëm seksual ndaj një fëmije 8 vjeç, në një shtëpi ku ai kishte shërbyer. Por para kësaj, ai ishte dënuar edhe me 3 vjet burg për akuzën e dhunës ndaj fëmijëve të tjerë, që i ishin besuar atij në kujdesin shtëpiak.

Italiani

Por pavarësisht provave të paraqitura nga organi i akuzës, Croce gjithmonë e ka konsideruar veten të persekutuar nga drejtësia. Ndërsa në dënimin përfundimtar, gjyqtarët parashikuan edhe ndalimin e përhershëm të tij, që të punojë në zyrat publike dhe punët që përfshijnë kontaktet me të miturit, si një dënim plotësues”, shkruan e përditshmja italiane “Il Messagero.it”.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në mungesë të 45-vjeçarit italian, prokurori i çështjes, Stefano Roço, ka argumentuar akuzat e ngritura ndaj të dyshuarit, duke u shprehur se ai ishte një person që, duke shfrytëzuar mundësinë e tij në institucionet ku jetojnë të mitur, ka përfituar për të arritur qëllimet e tij seksuale me të mitur. Sipas vendimit të gjykatës që e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 16 vjet burg, Croce është provuar se ka abuzuar seksualisht me një 14-vjeçar, i cili jetonte në një nga qendrat komunitare për të mitur.

ma.me

Next Post
EMRI/ Vlorë, prangoset i shumëkërkuari për trafik droge

EMRI/ Vlorë, prangoset i shumëkërkuari për trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

October 20, 2026
Protestuesit nxjerrin molotovët te Rruga e Durrësit, i kishin maskuar si… Molto!

Protestuesit nxjerrin molotovët te Rruga e Durrësit, i kishin maskuar si… Molto!

October 20, 2026
500 ushtarë në Milano pas protestave të dhunshme, Meloni paralajmëron masa të ashpra sigurie

500 ushtarë në Milano pas protestave të dhunshme, Meloni paralajmëron masa të ashpra sigurie

October 20, 2026
Sindikata e Pedagogëve njofton bojkot të mësimit: Mblidhemi sërish nesër në orën 10:00

Sindikata e Pedagogëve njofton bojkot të mësimit: Mblidhemi sërish nesër në orën 10:00

October 20, 2026
Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

October 20, 2026
Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

October 20, 2026

“Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

October 20, 2026
Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

October 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com