Janë bërë publike pamjet e sulmit terrorist në një prej restoranteve të Parisit. Në video shihen terroristët të cilët qëllojnë pa mëshirë këdo që i del përpara.
Siç shihet, ata qëllojnë nga jashtë lokalit dhe nuk futen brenda, ku fatmirësisht disa persona fshihen nga plumbat dhe shpëtojnë për mrekulli.
Plumbave i shpëtoi mrekullisht edhe një grua që ndodhej jashtë restorantit.
Ajo mund të cilësohet një prej personavë më me fat atë natë. Kallashnikovi i terroristit tip AK-47 u bllokua. Ai mban të shënjestruar gruan por nuk arrin të qëllojë dhe largohet. Pastaj shihet gruaja e cila vrapon e tmerruar.
Videoja është publikuar nga “Daily Mail” dhe dyshohet se xhihadisti që hapi zjarr është 26 vjeçari belg, Salah Abdeslam.
https://www.youtube.com/watch?v=DsWM03U4uKQ