• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Ja si ofrohet drogë dhe prostitucion në lokalet e natës në Tiranë

by A R
13/03/2017 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks fare tregoi sot sesi të ofrohet kokainë në lokalet e kryeqyetit. Vetëm pak metra nga zona më e populluar në Tiranë, në një lokal gjen drogë dhe seks si ta duash dhe kur ta duash. Për gjithçka mendon lokali, në dollapin e tualetit i ke gati “mjetet e punës”, tub thithës, pjatë dhe një kartë telefoni.

Në emisionin investigativ Fiks fare kishte mbërritur një denoncim se në një lokal konsumohet dhe shpërndahet kokainë, po ashtu ushtrohet dhe prostitucion. Denoncuesja dyshonte se tutore ishin ca vajza kliente të përhershme të lokalit.

Menjëherë Fiksi nisi një bashkëpunim me denoncuesen duke shkuar 2 netë radhazi në këtë lokal. Në natën e parë konsumohej duhan në ambiente të brendshme gjithë kohës. Gazetarja iu drejtua tualetit të lokalit, ku vuri re në një dollap një pjatë, një tub thithës dhe një kartë. Elemente që tregojnë konsumim të kokainës në këtë ambient. Lokali qëndronte i hapur non stop, pra 24 orë.

Nata e dytë bëhët edhe më interesante ku gjatë bisedës midis gazetares dhe kamerierit të lokalit dalin në pah edhe të tjera detaje. Kamerieri që njëkohësisht është dhe menaxher i lokalit shprehet se nuk e ka aspak të vështirë t’i gjej mall gazetares së fiksit.

“Ça hashashi më llogarit ti mua moj? Ça heroine më llogarit? Kokainë.”- thotë kamerieri.

thumbnail_Still0313_00025

Gjatë qëndrimit në lokal gazetarja e fiksit hynë në bisedë me një kliente të përhershme e cila thotë se qëndron gjithë kohës aty. “Kemi qëndruar dje deri në 8 të mëngjesit, se erdhëm këtu në 3 të natës , eee me gjëra kështu (prek hundën)” thotë vajza, kliente e përhershme e lokalit. Madje midis klientëve të përhershëm kishte një gjuhë të përbashkët me anë të shenjave. Mjaftonte një gjest i klientit për t’u marr vesh me kamerierin. Një gjest me dorë drejt hundeve dhe malli të shërbehej, jo në tavolinë por në tualet. Pikërisht pas një gjesti të tillë në natën e dytë, gazetarja iu drejtua sërisht tualetit. Në dollap tashmë përveç mjeteve si tubi thithës , kartës u gjetë edhe pjata me një vizë kokainë. E berë gati në pritje për klientin e rradhës.

Por në të tilla raste tabloja nuk është e plotë , ndaj disa “kliente” që e frekuentonin lokalin rregullisht ofronin edhe marrëdhënie seksuale me pagesë. Këto vajza luanin rolin e menaxhereve të seksit dhe gjenin klientë . Vetëm pak ditë pasi gazetarja ishte në lokal, në celularin e saj erdhën mesazhe nga vajza me të cilën kishte folur brenda në lokal. Ajo i shkruante se ka ardhur një klient turk dhe vetëm për një herë seks do merrte 100 euro.

thumbnail_Still0313_00027

Bisedat me kamarierin dhe klienten

Fiksi- Ti punon këtu apo jo?

Kamarieri- Po. Sot punoj.

Fiksi-Punon apo nuk punon? Je menaxher?

thumbnail_Still0313_00030

Kamarieri- Jo , lokalin e ka daja im, edhe këtu përgjigjem për çdo lloj gjëje. Ka raste rri edhe 48 orë, pa lëviz. Mbaj mend janari këtu janë bërë shumë lekë, ngaqë lejojmë cigaren brenda, sepse ai pinte, unë pija, të gjithë pinim. Doja të thoja tjetër , për alkolin, kur unë pija një “diçka “ që të mbaja sytë hapur, pija alkol, mbaja syrin hapur.

………………………………….

Fiksi-Ku vajtën gocat?

Vajza-Ikën në shtëpi sot.

Fiksi-Vetëm ti e?

Vajza-Po unë këtu rri gjithmon,

Fiksi-Po pse ikën gocat?

thumbnail_Still0313_00032

Vajza-Po ikën ngaqë ndejtën dje deri në orën 8 të mëngjesit, kanë ik në shpi. Unë në ora 8 kam ik në shpi Erdhëm këtu nga ora 3 e natës. ( lokal) . Eee me gjëra kështu,( prek hund ën ). Mirë. Hajde atyyy.

Fiksi-E di unë ku e këput ti.Po unë piva dje dynjanë, dje vodka

Vajza- ça thua ti, po unë pi 12 orë alkol edhe nuk ndjej gjë.

Fiksi-Po pra…

Vajza-Po prap… flasim flasim. Do dalim ndonjë natë.

………………………………………………

thumbnail_Still0313_00033

Kamarieri-Dëgjo, erdhe sot këtu, edhe po të respektoj. Mos bëj gërci- mërci me të tjerët. Se unë këtu i kam të gjithë njerzit e mi (klientët e lokalit ) .

Fiksi-Po mirë mo , kta janë klientë tashti. Clidhje kanë këta me ty. Jam shumë keq, kam shumë nevoj, e kupton?

Kamarieri-Për ça ke nevoj [për mall)?

Fiksi-E.

Kamarieri-Pastaj.

Fiksi- Ë?

Kamarieri-Pastaj. Mos ki merak.

Fiksi-Po jo hashash.

Kamarieri- ça hashash më llogarit ti mua moj? ça heroine më llogarit ti mua moj?

Fiksi-Ndaj po t ë them.

Kamarieri-Kokainë. Dëgjo këtu. Do ta bëjmë kështu muhabetin.

Fiksi-Si t’ja bëjmë.

Kamarieri-Po ti s’di shtëpinë time moj.

Fiksi-Po si do t’ja bëjmë. Do marësh ndonjërin që ta gjej???

Kamarieri-Problem për mallin e kam unë?? E di ça po flet moj?

Fiksi-Po si pra, unë të dija kamarjer këtu. Dje nuk gjeta.

Kamarieri-Po pse s’më the ta gjeja unë.

Fiksi-Po ku ta dija unë.

Kamarieri-Problem për kokain ë ë ë?? Punë kokaine m ë thua?? E kam marrë aq shumë.

Fiksi-Merje shum ë?

Kamarieri-Pija gjith natën këtu.( lokal) . Unë të paktën e pija te pjesa mbrapa, andej.

Fiksi-E marr vesh.

Kamarieri-Do lëvizësh para ti,

Fiksi-Ok, do lëviz para po ku do ta gjesh ti, ke këtu? Të ma japësh, ke këtu?

Kamarieri-Do të marr unë në telefon, ma sjellin, prit te “ oslo” Komunë. E shumta gjysëm ore. Do presësh te komuna, vij unë të marr në “ oslo”, dhe shkojmë e pimë në shpi. (shtëpinë e djalit) . Për qejf.

Fiksi –Sa viza arrin?

Kamarieri-Sa viza? Arrija 12, 15, gjithë natën këtu, sa që nuk më zinte gjumi 2 ditë pastaj.

Fiksi-Duken këta këtu që marrin. ( klientë të lokalit) .

Kamarieri-Si?

Fiksi-Duken, këto gocat njëherë….

Kamarieri-Lëre, unë po të them mos u afro me këto.

Fiksi-Ndaj hyra në muhabet.

Fiksi-Hajde.. ( hyjmë në lokal) .


20170313-203601 by e-d21

Next Post
Studimi/ Luftoni depresionin me…jogurt

Studimi/ Luftoni depresionin me...jogurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In