• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

VIDEO/ Ja si e kapi Policia, tregtarin e minave

by Java News
16/12/2018 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të shiste katër mina me telekomandë në Lezhë për 8 mijë euro, arrestohet në flagrancë 52- vjeçari në Elbasani.

Një operacion Policie në Lezhë është finalizuar me sekuestrimin e 4 minave me telekomandë dhe të 130 gramëve heroinë, ndërsa në pranga si posedues i tyre ra Ali Novi, 52 vjeç, banues në Elbasan.

Ai u prangos në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa minat i kishte fshehur brenda një çante sportive, bashkë me sasinë e heroinës. Operacioni “Trotyl” u organizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ndalimi i 52- vjeçarit erdhi pas mbajtjes së tij në përgjim, gjë e cila çoi dhe arrestimin në flagrancë.

Nga ana tjetër, pavarësisht se Policia dhe Prokuroria pretendojnë se kanë mbajtur në përgjim për disa ditë 52- vjeçarin, nuk kanë arritur dot të zbulojnë personin që kishte porositur minat me shpërthim të telekomanduar. Sipas të dhënave, destinacioni i minave ishte qyteti i Lezhës, ndërsa vetë i ndaluari nuk ka pranuar që të japë të dhëna mbi aktivitetin e tij kriminal dhe se cili do të ishte blerësi.

Nga ana tjetër, mësohet se 52-vjeçari nga Elbasani shiste një minë për një çmim që varionte nga 1500 deri në 2000 euro. Grupi hetimor vijon hetimet për të zbuluar origjinën e minave që kishte për shitje Ali Novi, të cilat më pas do të përdoreshin për atentate.

52- vjeçari, sipas Policisë, rezulton të jetë i dënuar edhe më parë, pasi është kapur nga Policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Operacioni i koduar ‘Trotyl’ goditi një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan (i dënuar më parë). Në qytet Lezhë u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gramësh lënde e dyshuar narkotike e fortë, heroinë”, bën të ditur Policia e Lezhës.

Ndaj Ali Novit rëndojnë dy vepra penale, “Trafikim i lëndëve plasëse” dhe “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, duke rrezikuar një dënim të rëndë.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për hetime të mëtejshme dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjatë viteve të fundit, atentatet me tritol apo mina të telekomanduara janë kthyer në një prej formave më të përdorura për eliminimin e personave. Kjo mënyrë është përdorur në rastet e vrasjeve për hakmarrje, konflikte për pazaret e drogës, por edhe për vrasjen e personave me pushtet, siç ishte rasti i vrasjes së gjyqtarit në Vlorës, Skerdilajd Konomi, ngjarje e ndodhur në qytetin bregdetar.

12 MINA TË SEKUESTRUARA

Gjatë këtij viti, Policia e Lezhës ka goditur 3 raste të tjera të trafikimit të minave me telekomandë, duke arrestuar në flagrancë dhe poseduesit e tyre. Më 11 maj, nga Policia u sekuestruan 6 mina me telekomandë, ndërsa u arrestua një 46-vjeçari nga Tirana, Eduart Sinanaj. Më 24 qershor, një 36-vjeçar po nga Tirana u arrestua, pasi u kap me dy mina me telekomandë. Fatjon Llanaj u kap me një motor pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë. Më 30 shtator, u arrestua Endrit Vejsiu, të cilit iu gjetën të fshehura në makinë 4 mina me telekomandë, të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban. PANORAMA

 

 

Next Post
Speciale/Të gjitha ato që nuk u thanë prej mbledhjes maratonë në Kryesinë e PD

Emrat/ PD zgjedh 220 anëtarët e Këshillit Kombëtar, fletët e votimit dalin tepër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In