• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Ja sesi vepronin hajdutët që vodhën 30 banesa në Tiranë

by Java News
28/06/2016 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse keni dëgjuar per metoda speciale te hetimit, ka dhe metoda speciale te vjedhjes. Nëpërmjet thyerjes se bravës se dyerve, këta dy te rinj u bene makthi i policisë, ndërkohe qe brenda 2 muajve, numërojnë mbi 30 vjedhje banesash ne Tirane.

Ndryshe nga sa jemi mësuar te dëgjojmë per vjedhjet, grupi i përbërë dhe nga një tjetër person, i cili ende nuk është arrestuar, nuk vepronin natën. Vjedhjet e banesave bëheshin në mes të ditës. Operacioni per vjedhjen e radhës fillon ne orën 10 e 30 minuta. Ne këtë filmim, keta dy persona shfaqen ne rrugën “Pjeter Bogdani” ne afërsi te shkollës “Edith Durham”.

Pasi kanë studiuar mirë zonën dhe janë siguruar se në banesë nuk ka njeri, ata veprojnë.
Fillimisht, ky i ri i identifikuar nga policia si Erind Kodra, hyn i vetëm në pallat, ndërkohë që dy të tjerët, presin poshtë për të kontrolluar zonën.

Por ajo që 29-vjeçari nuk dinte është se në brendësi të pallatit, kishte një kamera sigurie, e cila në momentin e daljes e filmon. Por edhe pas kësaj, tre hajdutët futen sërish në pallat dhe pasi mbarojnë punë, dalin nga ashensori dhe ruhen që të mos identifikohen, pasi shoku i tyre i kishte lajmëruar se kishte kamera sigurie.

Policia arriti të dokumentonte mbi 30 vjedhje banesash në zona të ndryshme të Tiranës. Në pranga ranë Danjel Dushku, Erind Kodra dhe Gentjan Kala, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Nga të dhënat statistikore, vetëm në Tiranë bastisen mesatarisht 3 banesa në ditë, ndërkohë që zbulueshmeria është mjaft e vështire per këtë kategori. Zonat në të cilat vidhet më shumë janë ato periferike, por kohët e fundit janë shtuar në zonat urbane, sidomos vjedhjet me thyerje të bravave kur nuk ka persona në shtëpi./Vizion plus/a.k

Next Post

VIDEO/ Zhvesh në mes të rrugës dashnoren e burrit dhe rreh barabarisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In